Digjet gjatë natës ” Benz-i”në Sarandë, ishte i parkuar para një biznesi

198
Sigal

Një makinë është djegur pothuajse plotësisht, gjatë natës së kaluar, në Sarandë.

Mjeti tip “Benz”, me targë SR 6605 B, ndodhej i parkuar përpara një biznesi, në fshatin Gjashtë të Sarandës, kur ka shpërthyer në flakë.

Nuk dihen ende shkaqet e djegies së mjetit, por policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur të vërtetën.