Kthjellime dhe vranësira të pakta,si do të ndryshojnë temperaturat sot

220
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Veriperëndim 1-10 m/sek.

Duke nisur nga orët e mbrëmjes era bëhet intensive dhe shpejtësi deri në 18-22 m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 5/18 Diell

Kukës 5/15 Diell

Lezhë 4/20 Diell

Dibër 3/14 Diell

Durrës 7/18 Diell

Tiranë 7/20 Diell

Elbasan 6/20 Diell

Berat 3/20 Diell

Vlorë 6/18 Diell

Korçë 2/13 Diell

Gjirokastër 2/18 Diell

Sarandë 7/19 Diell.