“Më përdhunoi në nëntor!”, abuzoi seksualisht me 15-vjeçaren në Vlorë, shpallet në kërkim i riu

164
Sigal

Një 19-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, nën akuzën se ka kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës, me një të mitur.

Ngjarja është regjistruar në Vlorë në muajin nëntor, por denoncimi është bërë sot.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, në ngarkim të shtetasit E. K., 19 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 15 vjeçe, se në muajin nëntor të vitit 2021, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj. Punohet për kapjen e shtetasit E. K.”, thuhet në njoftimin e policisë.