Masat e reja/ Mbyllja fillon nga e Enjtja

206
Sigal

Nga e Enjtja, hyjnë në fuqi masa të reja shtrënguese me qëllim parandalimin e koronavirusit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi këtë të Hënë se nga data 24 Dhjetor, vigjilja e Krishtlindjeve, kufizimi i lëvizjes do të nisë që në orën 20:30 (ndërkohë që tanimë kufizimi nis në orën 22:00).

Kufizimi i ri i orarit të lëvizjes, bëri me dije ministrja, do të jetë në fuqi deri në datën 6 Janar.

Ashtu si më parë, jashtë orarit policor mund të lëvizet për “emergjenca shëndetësore, motive pune apo arsye të domodshme”. Për të treja rastet, individët duhet të pajisen me leje lëvizje në poralin e-Albania.

Po ashtu, baret, lokalet, restorantet e Fas-Food-et do të punojnë deri në 20:30, deklaroi Manastirliu.

Ajo bëri apel që festat e fundvitit të kalohen larg grumbullimeve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.