DETAJE/ 45 vjeçari nga Skrapari që vdiq nga AH1N1 kishte diabet dhe probleme me zemrën

394
Sigal

45- vjeçari Vjetor Alushi nga Skrapari i cili u diagnostikua me gripin AH1N1 dhe vdiq në Sanatorium në Tiranë kishte probleme prej vitesh me shëndetin.

pacienti fillimisht u dërgua dhe u mbajt për dy orë në spitalin e Beratit por u konstatua se ai vuante nga diabeti dhe kishte probleme me zemrën.

45- vjeçari, baba i tre fëmijëve në fshatin Therepelë prej vitesh kishte kartelë mjekësore ku vizitohej vazhdimisht në spital për problemet që ka pasur.

Po ashtu konfirmohet se në Berat janë dhe katër raste të tjera me AH1N1 por janë stabilizuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.