Paralajmërimi i Interpol: Me shpërndarjen e vaksinave krimi do të rritet frikshëm

237
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Jurgen Stock me seli në Francë, tha se kishte lëshuar një alarm global për zbatimin e ligjit në të gjithë 194 vendet e tij anëtare, duke i paralajmëruar ata që të përgatiten për rrjetet e krimit të organizuar që synojnë vaksinat COVID-19, si fizikisht ashtu edhe në internet.

“Me shpërndarjen e vaksinave, krimi do të rritet në mënyrë dramatike,” tha ai në gazetën gjermane Wirtschaftswohe.

Siç deklaroi ai, “ne do të jemi dëshmitarë të vjedhjeve, vjedhjeve në depo dhe sulmeve gjatë transportit të vaksinave”.

Në Gjermani, policia federale është përgjegjëse për shpërndarjen e vaksinave që do të mbahen në vende të fshehta. Autoritetet shëndetësore evropiane duhet të vendosin sot për tregtimin e vaksinës së parë