Gjendet pa shenja jete një 17-vjeçar në rezervuar, dyshimet e para

129
Sigal

Një 17-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga xhaxhai i tij në rezervuarin e fshatit Vrap në afërsi të Tiranës.

Nga këqyrja paraprake e viktimës dyshohet se 17-vjeçari është mbytur pasi në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhuna.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Sot, rreth orës 19:15, në rezervuarin e fshatit Vrap, është gjetur në mbytur, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, nga xhaxhai i tij, një 17-vjeçar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjeve.