Thirrja e mjekut për Ramën: 7 ambulanca me pacientë me oksigjen presin tek “Shefqet Ndroqi”, hapni COVID4

383
Sigal

Një thirrje publike për kryeministrin Edi Rama si dhe ministren e Shëndetësisë, Manastirliu vjen nga mjeku Dritan Kociaj.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Kociaj ka treguar se në 3 të mëngjesit ka qëndruar prej 3 orësh me pacientë në autoambulancën në derën e ‘Shefqet Ndroqi’, pasi spitali nuk kishte vende të lira.

Mjeku mes të tjerash i bën thirrje autoriteteve që të zgjohen nga gjumi dhe të hapin spitalin COVID4.

Reagimi i plotë

Drejtuar komitetit të ekspertëve, ministres së shëndetësisë, kryeministrit të vendit.
Ju lutem zgjohuni nga gjumi.
Është ora 03 e mëngjesit sot data 22 nentor është ftohtë dhe kam 3 orë e gjysëm me pacient në autoambulancë në derën e spitalit Shefqet Ndroqi.
Porsi unë janë dhe 6 autoambulanca të tjera me pacientë.
Vende në urgjencë pritëse po kështu dhe në pavione nuk ka.
Vazhdojmë t’i ndërrojmë bombolat e 02 autoambulancave por kjo nuk është zgjidhje.
Ndërkohë me bindje jua them se në linjen e 127 kush e di sa janë në pritje.
Ju lutem zgjohuni nga gjumi hapni sytë dhe shikoni të vërtetën në sy.
Ju lutem zgjohuni dhe hapni Covid 4 qoftë edhe me infermierë pë oksigjenimin e pacientëve me saturime të ulta.
Ju lutem zgjohuni dhe angazhoni shtretërit në spitalet rajonale sadopak qofshin ato.
Ju lutem zgjohuni se nesër do jetë vonë.
Po kolapsohet sistemi.
Çdo jetë vlen.
Dhe çdo jetë e humbur do jetë në ndërgjegjet tuaja jo të ne mjekëve apo infermierëve që punojme e do vazhdojmë te punojmë.