Vasili apel mjekëve: Mbroni dinjitetin profesional, boll me hipokritin e Qeverisë

87

Petrit Vasili, nënkryetar i LSI, ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Edi Rama, por edhe me një thirrje ndaj mjekëve që u kujton betimin e Hipokratit.

Vasili duke iu drejtuar mjekëve u thotë “boll ia vendosët në prehër Betimin e Hipokratit, hipokritit të Qeverisë”, duke shtuar se “ata nuk duhet të shkelin mbi dinjitetin profesional, i cili është i shenjtë”.

Ndërsa në lidhje me Ramën, Vasili shkruan se ai zgjohet vetëm për propogandë.

“Kryeminister ti zgjohesh vetëm për propagandë, për lehjet idiote e llaxore të tuat dhe për të bërë presionet edhe ndaj mjekëve që thonë të vërtetën dhe reklamën e radhës për mashtrimin e radhës.

Kryeminister fli rehat gjumë ndërsa Pandemia është jashtë çdo kontrolli për shkak se ti si kryeministri më i paaftë dhe më i kapur, që është parë ndonjëherë e ke zhytur Shqipërinë në një krizë shëndetësore të tmerrshme.

Kryeminister ti vazhdo fli gjumë, por mbi ty rëndojnë qindra e qindra jetë qytetarësh që ti u privon shërbimin shëndetësor me ç’organizimin tënd dhe me paratë që ja heq mjekësisë dhe ua jep inceneratorëve dhe oligarkëve”, shkruan Vasili.

Postimi nga Petrit Vasili

Kolege, kliente te qeverise, boll ja vute ne preher Betimin e Hipokratit, Hipokritit te qeverise.

Mjeksia, i semuri, dinjitetiti juaj profesional jane te shenjta mos shkelni më mbi to.

Hipokriti do te ike.

Por mbi kedo qe zgjodhi ne keto dite te renda Hipokritin perpara Hipokratit, do te kete vetem dite te trishta pa dinjitet dhe pa personalitet dhe kete e vendosin qytetaret dhe asnje politikë a politikan.

Kryeminister fli gjume ne shtepi, se te semuret me COVID torturohen neper Autoambulanca gjithe naten!

Kryeminister fli rehat gjume ne shtepi, nderkohe qe eshte i tmerrshem ç’organizimi i qeverise perballe pandemise.

Kryeminister fli rehat gjume ne shtepi, ndersa çdo dite eshte nje dite ankthi per qindra e qindra familje shqiptare qe perballen me COVID ne dyert e strukturave shendetesore per arsye te ç’organizmit total.

Kryeminister fli rehat gjume ne shtepi ndersa kufomat e qytetareve lihen ne menyre makabre ne toke.

Kryeminister fli rehat gjume ne shtepi ndersa te semuret torturohen gjithe naten te semure me COVID neper autoambulanca me oksigjen dhe ne kushte shume te renda.

Kryeminister ti zgjohesh vetem per propagande, per lehjet idiote e llaxore te tuat dhe per te bere presionet edhe ndaj mjekeve qe thone te verteten dhe reklamen e radhes per mshtrimin e radhes.

Kryeminister fli rehat gjume ndersa Pandemia eshte jashte cdo kontrolli per shkak se ti si kryeministri me i paafte dhe me i kapur, qe eshte pare ndonje here e ke zhytur Shqiperine ne nje krize shendetesore te tmerrshme.

Kryeminister ti vazhdo fli gjume, por mbi ty rendojne qindra e qindra jete qytetaresh qe ti u privon sherbimin shendetesor me ç’organizimin tend dhe me parate qe ja heq mjeksise dhe ua jep inceneratoreve dhe oligarkeve.

Kryeminister jep doreheqjen, ik, largohu, zhduku dhe lutu qe te harrohesh si e keqja me e madhe qe ka pare ky vend ku ligesia dhe paaftesia jane bere bashke kaq fort vetem tek ty.