Spahia: Paaftësi, korrupsion dhe propagandë, kombinimi më i rrezikshëm në krye të Shëndetësisë!

272
Sigal

Nga Bardh Spahia

Ministrja e Shëndetësisë e shndërruar në një nga aktoret kryesore te propagandës së rilindjes cdo dite nuk lodhet duke aktruar dhe gënjyer paturpësisht për situaten tejet të rënduar të pandemise së covid 19. Pa folur dhe shpjeguar asgjë për rastet tragjike të vetëvrasjeve në spitale, regjia qëndrore e propagandës ofroi pamjet e Farmacisë Qendrore që duket më shumë si një qendër tregtare lëndësh ndërtimi, sesa një ambient i specializuar, ku ruhen, përgatiten dhe shpërndahen barnat.

E mësuar qysh ne fillim vec me fasadën dhe ngjyrën e preferuar te shefit te saj, ministrja paraqet vec mure e fasada me ngjyra dhe nuk ka kuptuar se cili duhet të jetë funksioni i vërtetë i një Farmacie Qendrore.
– Nuk dëshmoi se do garantojë në vijimësi të gjitha barnat e materialet e mjekimit për pacientët e shtruar. Edhe në këto kohë pandemie janë denoncuar mungesa të barnave bazike dhe ky është fakt!
– Nuk dëshmoi se ka siguruar ruajtje dhe shpërndarje specifike për barnat dhe materialet mjekësore, cka nuk e garanton ajo godinë-qendër tregtare, pasi aktualisht ka mungesë faktike të citostatikëve si taxol e cisplatine.
– Në farmacinë-qendër tregtare nuk ka laboratorë për përgatitje të ndryshme barnash! Dhe ky ështe një fakt që propaganda nuk e fsheh dot
– Ministrja nuk tha dot nëse ka burime njerëzore të kualifikuara! Në fakt ato mungojnë!
– Ministrja nuk e ka menduar se Farmacia-qendër tregtare duhet të jetë e lidhur me sistem informativ me të gjitha pavionet. Nuk rezulton dicka e tillë!
– Nuk u panë në videon plot ngjyra të ministres, përgatitësat e ndryshëm, të cilët duhet të plotësojnë kushtet dhe standardet specifike. Aktualisht bërja e personalizuar e përgatesave me citostatikë për shumicën e të sëmurëve, nuk kryhet me pajisjet specifike të cilat përgatisin preparatet në ambient me kushte specifike (Kapat), që janë në farmacinë qendrore.. (aktualisht në farmacinë qëndrore bëhen përgatesa vetëm për repartin e hematologjisë, ndërkohë që repartet e tjera si psh onkologjiku etj, i bëjnë vetë).
– Mbi të gjitha, ministrja nuk tha se kush e mori përgjegjësinë dhe cfarë u bë me 15 ton barna stok të blera apo të dhuruara, të skaduara apo afër skadencës! Eshtë një nga rastet më flagrante të korrupsionit që nuk ndalet as kur bëhet fjalë për shëndetin e qytetarëve!

Cdo dite e qeverisur nga rilindja ka dëshmuar qartë mungesën e kujdesit për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu thjesht mendojnë se filmat me ngjyra që shfaq ertv dhe propaganda mund të zgjidhin hallet e njerëzve që sot më shumë se kurrë kanë nevojë për ndihmë konkrete dhe kujdes shëndetësor.