Shqiptarët u sulmuan me bomba molotovë, zbardhet ngjarja e rëndë në kryeqytetin italian

272
Sigal

Një ngjarje e rëndë është shënuar përpara pak kohësh në Romë të Italisë.Pasi kanë kaluar më shumë se dy muaj nga ngjarja, karabinierët kanë vënë në pranga dy italianë, ndërsa dy të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Në pranga ra një 44-vjeçar, një tjetër 33 vjeç dhe gjithashtu dy miq e bashkëpunëtorë të tyre, që janë përkatësisht nga 26 dhe 25 vjeç, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Gjithçka ka ndodhur pas një sherri të dhunshëm mes dy romanëve dhe dy shqiptarëve.

Italianët, pas sherrit kanë organizuar hedhjen e bombave molotov kundër të rinjve shqiptarë, si shenjë hakmarrje.

Nga kjo ngjarje, nuk kishte të plagosur, por vetëm dëme materiale. Autoritetet zbuluan autorët e ngjarjes, falë shenjave që gjetën në vendngjarje.