Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar katër armë zjarri, si dhe një mjet të blinduar. Ende nuk janë bërë publike identitetet e personave të ndaluar dhe as detajet mbi veprat penale për të cilat dyshohen.
Në krye të operacionit ka qenë vetë drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë, Edvin Ndreu, ndërsa në aksion kanë marrë pjesë forca të shumta policore.
Policia e Shtetit pritet të dalë me një komunikim zyrtar për të dhënë më shumë detaje mbi rezultatet e operacionit, personat e arrestuar dhe materialet e sekuestruara. Hetimet vijojnë.



















