Kuvend, Rama-opozitës: Mos shtoni panikun tek maturantët, do rreshtohen sipas meritës

496
Sigal



Mbi 120 mijë studentë nisën sot vitin e ri akademik
2016-2017. Faktikisht ky vit fillon me mungesën e një pjese të madhe të
studentëve që do të ndjekin vitin e parë të studimeve, pasi ende një pjesë e
tyre, rreth 40%, nuk janë regjistruar.

Kjo situatë ka shkaktuar debate në seancën e sotme të Kuvendit, ku
deputetë të opozitës kanë akuzuan Ministrinë e Arsimit se i detyroi maturantët
më të mirë të bëjnë zgjedhje nën presion, ose tek privati, ose në degë jo me
emër.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla shpjegoi me detaje përse u
mor vendimi për të ndryshuar sistemin e pranimit në universitete. Sipas
ministres, ankthi i maturantëve është shtuar në mënyrë artificiale.

“Eshtë një sistem i ri që i jep përgjigje problematikave të
vjetra. Në ditët në vijim në përfundim të procesit do të kemi raportimin se si
dhe çfarë janë treguesit e përmirësuar. Formula ishte e duhura. Në ditët në
vijim do të jenë universitetet që do flasin. ky sistem nuk është perfekt, por
është i përmirësuar dhe pranë meritës.”- deklaroi Nikolla.

Votohet pr/ligji “për organet e qeverisjes së
gjyqësorit”

Seanca e Kuvendit ka sot në rend dite vetëm votimin e çështjeve të mbartura nga
séanca paraardhëse, ndërsa të parashikuar për diskutim nuk ka asnjë
projektligj.

Fillimisht, axhenda parashikon njoftimin e pr/ligjeve të
depozituara në Kuvend dhe më pas procedurën e votimit për një sërë pikash, si
kalendarin 3 javor të punës për periudhën 17 tetor – 4 nëntor dhe votimin e
pr/ligjeve dhe pr/akteve të pavotuara nga seanca e 13 tetorit.

Mes tyre, më i rëndësishëm është p/ligji “Për organet e qeverisjes
së gjyqësorit”. Drafti, pjesë e paketës prej 7 ligjesh të reformës në drejtësi,
ishte i vetmi që nuk u votua në séancën e 6 tetorit, bashkë me pesë ligjet e
tjera, që do ta bëjnë të zbatueshme paketën kushtetuese të miratuar me
konsensus ne seancën e 22 korrikut.

I asistuar nga misioni EURALIUS, pr/ligji në fjale konsiderohet
një risi në sistemin gjyqësor shqiptar. Ai rregullon organizimin dhe
funksionimin e katër institucioneve: Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, Këshillin
e Lartë të Prokurorisë, Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, si dhe Këshillin
e Lartë të Emërimeve, lidhur me përbërjen, procedurën e votimit, si dhe
kompetencat respektive të tyre.

Megjithë rendin zyrtar
të punimeve te seancës, kohën më të madhe të debatit në parlament e zënë
diskutimet politike, kryesisht ato që lidhen me çështje nga aktualiteti, si
kultivimi i kanabisit, çështja çame, pranimet në universitete, etj.