Arrest me burg për 21vjeçarin, grabiste karburantet

481
Sigal

 

Gjykata e Tiranës ka dhënë
masën e sigurisë arrest me burg për ish-gardistit Geraldo Guci.


Ish-gardisti akuzohet për
grabitjen e katër karburanteve në Tiranë, grabitje të realizuara kryesisht
gjatë natës.


Policia e Tiranës njoftoi
arrestimin e Gucit më 18 tetor. Policia sqaronte se 21 vjeçari punonte në
Gardën e Republikës, ndërsa ka kryer grabitjen e karburanteve brenda dy muajve.


“Pasi linte mjetin e tij në një
distancë të konsiderueshme dhe kontrollonte me kujdes territorin, bënte
goditjet në karburant. Shumën monetare të marrë në karburante dhe armën e
zjarrit sëbashku me veshjen, i vendoste në brendësi të sediljes së mjetit të
tij tip “Mercedes Benz”, për tju shmangur pikave të kontrollit”
, sqaron policia.