ARM e Ebasanit denoncohet në Prokurori

512
Pothuajse i gjithë stafi i Agjensisë së Mjedisit në Elbasan është paditur në Prokurori, pwr korrupsionin e lejeve mjedisore, neglizhencën në zbatimin e ligjit dhe rregullores së përcaktuar nga Ministria e Mjedisit (MM). Banorët e lagjeve “Dyli Haxhire Myzyri”, “Haxhias”, “V. Xhuvani” dhe “E. Matraxhiu” kanë paditur në organin e akuzës inspektorët dhe drejtuesit e ARM, që edhe pse prej 3 muajsh kanë marrë ankesa lidhur me helmet dhe ndotjen masive të disa furrave të bukës që përdorin lloj-lloj kalbësirash dhe nuk zbatojnë ligjin dhe rregulloren, por edhe fonderive ilegale, dhe nuk kanë vepruar, por janë korruptuar nga gjobat e marra nën dorë. Banorët e katër lagjeve i kanë dërguar 2 herë letër z. Lefter Koka, ku e vënë në dijeni për paaftësinë dhe korrupsioni që kanë mbuluar stafin e inspektorëve të ARM Elbasan. Paralelisht me banorët e lagjeve të Elbasanit, letra dhe peticioni ministrit i ka vajtur prej ditësh edhe nga banorët e Bradasheshit, Kusarthit, Vidhasit dhe Katundit të Ri, për situatën dramatike në të cilën ata po jetojnë nga qindra ton helme që derdhen çdo natë në atmosferë nga uzina e çelikut të “Kurum” duke mbuluar me shtresën e ndotjes banesa, pemë, stalla, fusha dhe bagëtitë. Fakti është se shkrirjen e ARM në Elbasan prej muajsh e ka kërkuar edhe Shoqatat për Mjedis të Pastër, Prefektura dhe Bashkia e Elbasanit, të cilat nuk shohin partneritet tek stafi i saj. Zyra e Mjedisit në Bashki ankohet se nuk kanë bashkëpunim me ARM, Prefektura ankohet se “ARM nuk kryen detyrat e saj funskionale dhe ligjore, toleron ndotësit dhe bie në ujdi me ata”, kurse banorët e Elbasanit dhe shoqatat mjedisore denoncojnë “paaftësitë e stafit të ARM, MM dhe lidhjet e dyshimta të tyre me ndotësit e lagjeve dhe të qytetit”. Pothuajse gjithë institucionet vendore dhe banorët e Elbasanit, kërkojnë nga MM dhe kreu i saj Koka, ndërhyrjen ligjore, ardhjen e një ekipi kontrolli dhe monitorimi, ku të verifikojë situatën duke nisur nga fshatrat e Bradasheshit e duke përfunduar tek lagjet e qytetit, që ndoten ditën dhe natën nga furrat e bukës dhe fonderitë ilegale. Qytetarët shprehen se “nuk e kuptojmë se si ministri Koka, toleron situatën skandaloze me mjedisin në Elbasan, kush dhe pse mbrohen stafi i ARM, pasi mendojmë se edhe pse të emëruar nga politika, ata duhet të ishin shkarkuar me kohë, pasi vetëm detyrën ndaj ligjit nuk kryejnë, plus që bëjnë pazare me pronarët dhe shkaktarët e ndotjes”. Denoncimi nga banorët e Elbasanit ka vajtur prej 1 jave në organin e akuzës, duke patur mbështetjen edhe të kreut të Shoqatave për Mjedis të Pastër Pano Kishta dhe institucioneve vendore. E ndërsa Elbasani pas disa muajsh thuhet se “do të ketë gati landfillin e ri modern të plehrave”, duket se ndotja do të mbetet problematike nga bizneset e ligjshme dhe të paligjshme që kanë mbushur lagjet. Të heshtësh dhe ta tolerosh një strukturë të shtetit kur ajo shkel ligjet, nuk zbaton detyrimet e saj, kur denoncohet për afera të korruptive, do të thotë të biesh në ujdi dhe të bëhesh palë. Ministria e Mjedisit duhet të shkundet dhe të marrë urgjentisht masa rradikale për të sjellë në binarët e ligjit strukturën vartëse të saj siç është ARM. Paaftësia ka sjellë shkatërrimin e kësaj strukture, e cila veçanwrisht për Elbasanin mbetet tepër e rëndësishme. Prej 2 vitesh ARM e Elbasanit, nuk kryen analiza, testime dhe monitorime në lagjet dhe zonat problematike të Elbasanit, pavarwsisht denoncimeve dhe sinjalizimeve nga banorët. Edhe pajisjet e monitorimit të ajrit të ardhura nga jashtë shtetit në vitin 2013 pothuajse nuk funksionojnë, por ARM e Ebasanit pret “ardhjen e automjetit lëvizës nga MM”, justitikim që e përdor gjithmonë edhe në takimet me kreun e Prefekturës. Elbasani kërkon një mjedis të pastër, qytetarët e Elbasanit kanë marrë premtimin se “mjedisi do të jetë parësor në mandatin qeverisës” dhe ky premtim duhet të bëhet realitet por më parë duke krijuar bashkëpunimin mes institucioneve vendore dhe strukturave vartëse të institucioneve qëndrore, pasi gjithçka tjetër do t’i zhgënjente keq elbasanasit.
Sigal