EMRAT/ Goditi me sende të forta një burrë dhe një grua në Delvinë, shpallet në kërkim 32-vjeçari

34
Sigal

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Saimir Doda, 32 vjeç, banues në Mirditë.

32-vjeçari, ka goditur me sende të forta shtetasit Emiliano Çako, 37 vjeç dhe Elsa Xhelili, 40 vjeçe, në fshatin Kopaçez, Delvinë
Sakaq mësohet se të lënduarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Specialitët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. D., 32 vjeç, banues në Mirditë, pasi në fshatin Kopaçez, Delvinë, ka goditur me sende të forta shtetasit E. Ç., 37 vjeç dhe E. XH., 40 vjeçe, banues në fshatin Kopaçez, Delvinë, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.