Bëhuni gati të filloni plazhin! I nxehti afrikan i afrohet Shqipërisë, temperaturat do të arrijnë mbi 32 gradë

67
Sigal

Edhe pse zyrtarisht jemi në stinën e pranverës, i nxehti është i pranishëm në vendin tonë. Ditët e gjata me shi tashmë i kanë lënë vendin temperaturave të larta dhe kohës së përshtatshme për plazh.

Një valë e parë e të nxehtit afrikan ka prekur Ballkanin Juglindor dhe do të influencojë edhe territorin e Shqipërisë, duke sjellë temperatura tipike të stinës së verës.

Sipas meteorologes Rezarta Xhakollari, temperaturat do të arrijnë mbi 30-32 gradë në zonat bregdetare, në zonën e ulët por edhe në qytet malore parashikohet të arrijë deri në 28-29 gradë C.

Sipas parashikimit të saj, ditët e para të muajit maj sjellin edhe rërën e Saharasë.

“Përsa i përket ditëve të para të muajit maj, do të mbeten nën ndikimin e rrymave nga Saharaja, të cilat do të sjellin edhe rërën sahariane, por në shtresat e larta të atmosferës mbetet influenca e masave ajrore relativisht më të paqëndrueshme dhe fundjava, kryesisht dita e nesërme, e shtuna, do të kemi një sistem vranësirash shtresore dhe parashikohet të ketë reshje të pakta”.

Temperaturat në normalitet priten të rikthehen ditën e diel dhe në vazhdim.

“Temperaturat do të mbeten të larta, sërish në zonat malore do të mbeten 28 gradë C, në bregdet dhe zonën e ulët do të jenë 30 gradë C.

Ndërsa ditën e dielë dhe më tej do të kemi një stabilitet të kushteve atmosferike, do të jetë një mot i alternuar me kthjellime dhe vranësira dhe temperaturat do të zbresin me 5-6 gradë C, duke u rikthyer në normalitet”.