‘’ Pishnajat 80-100 vjeçare po shkulen me rrënjë ose po shkrumbohen në hirëra. Ne në mes xhelatëve, hijenave dhe qenjeve shekullore që kërkojnw mbrojtjen tonë.,,
Nuk dua nga lexuesit e çfarëdo profesioni të diturohen me një shaka. Nuk dua që ato të zhgënjehen. Nuk dua që ato të lotojnw nga katastrofat e të sotmes dhe lotët krua rudinash e vuajtjesh përgjakse të së ardhmes. Dua të më besojn. Dua që ne pylltarët të rizgjohemi, mobilizohemi, të krijojmw ortekun popullor të emancipuar të vlerave të arit të gjelbërt. Dua që pylli, natyra dhe toka të mbeten të shejta brenda nesh, brenda shpirtit e zemrave, brenda mishit e gjakut tonë. Për të arritur gjer këtu duhen shoqëruar domozdoshmërisht me veprime praktike. Ndryshe, hidrocentralet e Valbonës, të Zall Gjoçe, të Skavicës ende në projekt, dhe vete Gjiri i Lalws, Zverneci e Pish Poro të vëna në tehun e mprehtw të shpatës të tragjedisë mjedisore dhe të krimit të organizuar do të na zhdukin si komb e popull, pa u ndjerë me sot dhe nesër. Nuk është fantazi zhylverniane.

Politikbërwsit e zbatuesit mbi tokën e natyrën shqiptare, po saharizojnw natyrën. Ato nuk pyesin njeri, specialist, pylltar apo shkencëtar. Thika e tyre me dy presa, po ngulet thellë në truallin shqiptar duke shkaktuar plagë të pa shërueshme. Zjarret, motorsharrat, skavatorët, dhe gjoja ‘’investitorët strategjik,, po zhdukin pyjet e mbjellura, bashkeshoqërimet e natyrës, po shesin me një lek truallin, pronë e çdo fshatari, malsori. Ato kanë qëllimin e afërt e të largët, boshatisjen, zbrazjen e trojeve qindra mijëra vjeçare nga shqiptarët vendas, kolonolizimin me jugaziatikas e afrikanw së fundi edhe rus e bullgar. Dhe ajo po ndodh nën hundët tona. Fatkeqësisht! Kjo po e bren përbrenda Shpipërinë si krimbat brenda trungut të drurit të pyllit. Kuptojeni, pastaj vjen rrëzimi i tij, kalbëzimi bashkë me zemrën e miellëzuar. Kujdes|! Jini vigjilent! Lufta e nëndheshme vazhdon. Shqipëria në rrezik. Pylltarët në gjum letargjik e shtratin e grahmave të fundit.
Mjaft pylltar shkencëtar, profesora, inxhiniera, teknik pyjesh, kanë shkruar, kanë folur e protestuar se tajfunet e shkatërrimit të natyrës, pyjeve e rrjedhjes së natyrshme të përrenjëve e lumenjve po vrapojnw shumë. Mirëpo lufta është stepur, ndaluar këtu. Ajo pothuajse është shuar. Pylltarët e moshuar e të rinj kanë ‘’vdekur,,. Prandaj politikanët livadhisin pa kërpesh, pa frena. Sa vjen e nga Thethi, në pyjet e Pukës, nga Dibra e Martaneshi, nga lugina e Shkumbinit dhe Divjaka, nga Zvwrneci Pishporo e deri nw Butrint.
Ne nuk po bashkohemi, jo ma me protestues, as në korin e gazetave e blogeve të shumta, as në korin fesbukjan. Lëre pastaj në marrjen pjesë në konferancat e Akademisë së Shkencave që i jemi larguar mijëra kilometra. Pishnajat 80-100 vjeçare po shkulen me rrënjë ose po shkrumbohen në hirëra. Ne në mes xhelatëve, hijenave dhe qenjeve shekullore që kërkojnw mbrojtjen tonë. Sigurisht të ngrimun të mumëzuar, tw pa shpirt e energji, guxim e shpirtwmirësi.
Ku janë inxhinierat me doktoratura e profesora të moshës së parë e të dytë? Përse nuk ndihen profesorët e doktorat e Fakultetit të Shkencave Pyjore së paku në auditoret e shkencëtarëve? A po nuk po jua marrin kafshatën nga goja? Përse vallë ne dimë të shkruajmw justifikimin shekullor se për politikanët: Pyjet janë vrima e fundit e kavallit?
Përgjigja është se ne ‘’kemi vdekur,, jo biologjikisht, por mendërisht, shkencërisht, praktikisht si dhe me veprime konkrete organizimi, tubimi e referuesish temash shkencore. Na është shkërmoqur dashuria e pasioni për arin e gjelbërt. Na është fshirë nga truri çdo fjalë e shkronjë e librave mësimor të profesionit. Është bërë shkrumb e hi ideologjia, filozofia e shkenca e pyjeve. Shembujt e kësaj heshtje varri e këtij çmobilizimi teoriko – shkencor ndriçojnw si dielli që ne kemi braktisur auditoret e gjelbërta, ne kemi humbur ortakërinë me shkencat si motra të mjedisit natyror, qytetar me silvikulturën, e ekologjinë si shkencë etj.
Për të kuptuar sado pak ku kemi percipituar, po japim dy fakte kuptim plote. Lexojmw: ‘’Më 29 prill 2026 u zhvillua tryeza shkencore me temën “Përmbytjet – Shkaqet dhe masat për parandalimin e tyre”, e organizuar nga Njësia e përkohshme e kërkimeve gjeografike, Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.,, Referoi njw temw shkencore vetëm doktor Abdulla Diku. Kur pyjet luajnw rolin kryesor në ndalimin e këtyre katastrofave ose të kundërtën kur zhduken. Pylltarët e dinë mirë. Por ja që kanë mbetur vezhgues indiferentw e tw pa shpirt, vullnet e inisiativw shkencore e organizuese.
Dhe ja ngjarja e dytë më trishtuese për lajmin e kobshëm që pylltarët shqiptar ‘’nuk jetojnw ma,, ndoshta vetëm marrin frymë duke konsumuar oksigjenin që prodhojnw pyjet e mbetura. Lexojmw:
‘’Sot, më 28 maj 2026, ka nisur punimet konferenca e III-të ndërkombëtare shkencore dyditore me temë: “Uji si burim i energjisë dhe mbrojtja e mjedisit: Balanca drejt së ardhmes së qëndrueshme”.,, Dhe lexojmw, cili instuticion e ka organizuar: ‘’Njësia kërkimore-shkencore “Pasuritë Ujore” pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë është krijuar në maj të vitit 2023.Kjo njësi, e cila funksionon në kuadër të Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike, është ngritur për të forcuar kontributin e kërkimit shkencor në administrimin, monitorimin dhe menaxhimin e integruar të ujërave në Shqipëri. Ajo drejtohet nga akademik Besnik Baraj.,, Asnjë pylltar pjesmarrës qoftë i thjeshtë apo me tituj profesor e doktor, referues ose së paku vwzhgues.
Më shkruani se neve ‘’nuk paskemi vdekur,, mw shkruani se neve vetëm thithim oksigjenin dhe sigurisht kthyer në parazitë ose frikacak. Gjithashtu se shkencat e pyjeve janw shuar si materje diturish. Dhe mw tej kthjellojmw: ‘’Krijohet në maj 2023 ‘’Njësia kërkimore-shkencore “Pasuritë Ujore” pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë,, Kurse pyjet as i përmend as ‘’artileria,, e propgandes, as institucionet shkencore. Ndërsa ato politike vetwm i rrënojnw, i zhdukin, i shesin, i kolonizojnw, para syve tanë pa pikë përgjegjësie për sot dhe nesër. Po ku? ‘’Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga INSTAT, fondi pyjor dhe kullosor i Shqipërisë shtrihet në një sipërfaqe prej 1.731.891 hektarësh, duke zënë rreth 60,2% të territorit të vendit. Vetëm sipërfaqja e mbuluar drejtpërdrejt nga pyjet përbën rreth 1.05 milionë hektarë (afërsisht 36,6% e vendit).,,
Dhe për t’a kuptuar ju lexues i thjeshtë sot dhe pas një shekulli pylltarët e ardhshëm:
– Ekosistemet pyjore, pyjet e pellgjeve ujëmbledhësve të hidrocentraleve, liqeneve natyral, rezervuarve, përrenjëve lumenjve dhe ligatinat sigurojnë 75 % të burimeve të ujrave të ëmbla.
– Gjithashtu duke ‘’gërmuar,, ma tej afërsisht 1/3 e qyteteve më të mëdha në botë e sigurojnë një pjesë të mirë të ujit të pijshëm nga zonat pyjore me status të mbrojtur, parqet ose kurorat e gjelbërta të qyteteve.
– Ndryshimet e theksuara klimatike, ngrohja globale ka sjellur shqetësimin e ligjshëm se nga 8 në 10 njerëz ndëshkohen, vuajn nga kërcënimet e sigurimit të ujit të pijshëm.
– Pjeset mbi tokësore e nëntoksore të pyjeve shërbejnë si një filtër i fuqishëm natyror i ujrave duke siguuar cilesinë, sasinë e domozdoshme për jetesë.
Duke gjykuar sa ma sipër që faktikisht, materialisht, shkencerisht nuk kemi bërë azgjë. Lind pyetja e thjeshtë: Po ndonjë takim me Akademikun Besnik Baraj për bisedë pune pse jo shoqërore, pse jo duke i shtruar problemet e pylltarisë shqiptare. Askushi. Pa hyrë ma thellw për inisiativa ma të guximshme, apo përçapje të vockëla në institucione udhëheqwse e ligjvënwse.
Atëhere pylltar të nderuar ju që punoni pranë botës së madhërishme të pyjeve që po zvoglohen nga kriminelët e organizuar, nga brigjet e Adriatikut në majwn e Hekurave, edhe juve shkencetar profesora, si duhet t’a konsiderojmw këtë situatw sa tragjike aq edhe vetwazgjwsuese për të gjithë neve? Natyra e virgjwr nga brigjet e Jonit e Adriatikut e deri në Jezercë duhet të konsiderohet pasuria më e madhe kombëtare në shwrbim të brezave të sotëm e të nesërm. Mjerisht po ndodh ajo që quhet ‘’KATASTROFE EKOLOGJIKE.,, ndjekur nga ajo njerëzore.



















