Deputeti i PD, Xhelal Mziu e quan skandal zgjedhor faktin se 130 mijë fletë votimi rezultojnë të zhdukura. Ai kërkon hetim urgjent për të zbardhur të vërtetën .Mziu: “130 mijë fletë votimi të papërdorura rezultojnë të zhdukura sipas të dhënave zyrtare. Një vit më parë denoncuam manipulimin e procesit, sot shifrat po flasin vetë.Shqiptarët meritojnë të dinë: Ku janë 130.754 fletët e votimit?Heshtja nuk është përgjigje. KQZ duhet të hetojë urgjentisht dhe të zbardhë të vërtetën!” Më herët Partia Demokratike pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura në zgjedhjet e 11 majit 2025. Përmes një shkrese depozituar në KQZ, PD kërkon hetim administrativ urgjent dhe verifikim të plotë të fletëve në të gjitha kutitë e votimit në rang vendi.Sipas dokumentit, PD thotë se sipas të dhënave zyrtare të vetë institucionit, rezulton se janë:3.534.792 fletë votimi të prodhuara,1.463.204 fletë votimi të gjetura në kutitë e votimit,1.935.834 fletë votimi të deklaruara si të papërdorura, dhe5.000 fletë votimi të deklaruara të dëmtuara.PD thotë se diferenca tregon qartë se mungojnë 130.754 fletë votimi të papërdorura! PD-ASHM kërkon që KQZ të sqarojë në mënyrë të detajuar se çfarë ka ndodhur me fletët që nuk përputhen me asnjë kategori zyrtare: as të votuara, as të papërdorura dhe as të dëmtuara.



















