Monza e Berlusconit paralajmëron goditje të tjera, Galiani “driblon” pyetjet për Suarez: E kam kujtesën të shkurtër…

178
Sigal

Monza e Silvio Berluskonit duket se nuk do të ndalet në këtë merkato me klubin italian që pak ditë më parë finalizoi transferimin e mesfushorit të Atalantës, Mateo Pesina dhe është përfolur gjithashtu për një goditje të bujshme si Luis Suarez.

Lidhur me këtë çështje ka folur edhe vetë drejtori sportiv i klubit Adriano Galiani, i cili në një prononcim për “SportItalia” ka paralajmëruar të tjera goditje në sulm ku ka “dribluar” pyetjet për Luis Suarez.

Do të vinë një ose dy sulmues qendre, por nuk dua të përmend emra. Suarez? E kam kujtesën të shkurtër. As nuk e konfirmoj, por edhe nuk e mohoj. Janë të shumtë lojtarët që duan të vinë në Monzën e Berluskonit.”, u shpreh Galiani.