Vrau 31-vjeçarin turk, arrestohet pas dy javësh i shumëkërkuari shqiptar në Gjermani

254
Sigal

Është arrestuar 23-vjeçari shqiptar Fisnik Hoxha i cili qëlloi për vdekje shtetasin turk Mustafa. A., 31-vjeç.

Kujtojmë se ngjarja ndodhur në lagjen Gaarden të Kiel, Gjermani.

Ndërkohë si pasojë e plagëve të marra 31-vjeçari humbi jetën në spital. I riu shqiptar është arrestuar pas thuajse dy javësh.

Sipas policisë së Kielit dhe prokurorisë, 23-vjeçari u arrestua nga njësitë speciale në Gelsenkirchen pasditen e sotme.

23-vjeçari nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit, ndërsa pritet që të dërgohet para gjykatës.

Image