Liga e Kampionëve rikthen Ronaldon në Portugali, Sevilja pret Borusian në Spanjë

184
Sigal

Cristiano Ronaldo do të kthehet në Portugali, por këtë radhë jo për të luajtur për ekipin e kombëtares, por kundër Portos.

Sfida e mbrëmjes është mes Portos dhe Juventus e vlefshme për fazën eliminatore të Champions. Kjo është përballja e parë dhe më pas në mesin e muajit mars, Porto do të luajë në Torino.

Dejan Kulusevski ka të ngjarë të fillojë përpara Alvaro Morata në sulmin e Juventusit këtë mbrëmje kundër Porto. Alvaro Morata u mendua të ishte favorit për të nisur së bashku me Cristiano Ronaldon në sulmin e bardhezinjve, por Football Italia konfirmon që Kulusevski ka të ngjarë të fitojë një vend titullar këtë mbrëmje.

Pjesa tjetër e formacionit është konfirmuar me Andrea Pirlo i cili është pa të lënduarit Paulo Dybala, Arthur dhe Juan Cuadrado, ndërsa Aaron Ramsey është rikuperuar nga një dëmtim dhe ka të ngjarë të qëndroj në stol.

Chiellini ndërkohë shprehet se Juve nuk duhet të përsërisë gabimet e së shkuarës ku u eliminua nga Lioni.

Trajneri i Portos është Serxhio Concecaio, një emër i njohur në Itali, pasi ka luajtuar me Lazion dhe Interin. Ai e njeh mirë kampionatin italian dhe kjo mund të jetë arma e fortë e Portos, si kundër dhe fakti që Juve ka në ekip yllin portugez.

Ai është i qartë me deklaratat e tij: “Unë pres një Juventus të fortë, brenda asaj që ka qenë historia e tyre, sepse ne po flasim për një ekip që mund të jetë ai që ka më shumë prani në finalet e Champions League. Për aq sa disa mendojnë se nuk ka rezultate më pak pozitive, është një ekip shumë i qëndrueshëm dhe shumë solid. Le të marrim një ekip që fitoi vetëm 3-0 në Barcelona”,- tha trajneri portugez.

Sevilja-Dortmund

Ndeshja tjetër e eliminatore të Champions League është ajo mes Seviljes dhe Borusias së Dortmundit. Gjermanët kanë mungesa të theksuara si Burki, Hazard, Piszcek, Schmelzer, Witsel, Zagadou. Ata shpresojnë të Haaland, i cili mund të bëjë diferencën në këtë ndeshje.

Sevilja ka treguar se është specialiste sa i përket kompeticioneve evropiane, e veçanërisht në Europa League. Tashmë spanjollët shpresojnë të ecin sa më shumë në sfidën për Champions. Të dyja ndeshjet e kthimit do të luhen më 9 mars.