Infektohet me koronavirus edhe një gazetar, drejtoresha e ISHP-së: Është vetëizoluar

335
Sigal

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico në deklaratën e sotme ka publikuar numrin zyrtar të të infektuarve me COVID-19, që ka shkuar në 609.

Fico bën me dije se në Shqipëri kemi edhe një rast të infektimit të një gazetari, i cili fatmirësisht është në gjendje të qëndrueshme. Ai/Ajo është vetëkarantinuar dhe po ndiqet nga mjeku i familjes.

Kemi raste të gazetarëve të infektuar?

Fico: Po. kemi një rast që po monitorohet. është dhe po monitorohet nga mjeku i familjes.

E pyetur për raste të grave shtatzëna të të infektuara, Fico ka thënë se janë katër raste, ku dy prej tyre janë shëruar.

“Numri i grave shtatzëna pozitive është i ulët. ne kemi katër raste, dy janë shëruar”.