Berat / 44-vjeçari ekzekuton me kallashnikov qiramarrësin

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat, policia arreston autorin. Burimet zyrtare nga policia raportojnë se vrasja ka ndodhur në afërsi të fshatit Goraj të Beratit. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe pas krehjes së zonës dhe reagimit të menjëhershëm, duke rrethuar zonën në një perimetër të gjerë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin Vangjel Polovina, 44 vjeç, banues në Kuçovë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin tip furgon, me të cilin autori tentoi të largohej, si dhe armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.

Sigal

Ky shtetas, mëngjesin e sotëm, në oborrin e një lokali në liqenin e fshatit Goraj ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin Ajet Guneli, 41 vjeç, pasi kishte debate të vazhdueshme dhe pretendonte se ai e ofendonte përditë.

Vangjel Polovina i kishte marrë me qira një stallë derrash 41-vjeçarit dhe kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme me të , pasi pretendonte se qiramarrësi e shante dhe ofendonte përditë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.