Mposhti koronavirusin, mjeku Roland Xhaxho lë ambientet e Spitalit Infektiv

351
Sigal

Mjeku i njohur Roland Xhaxhoi fatmirësisht është shëruar plotësisht nga koronavirusi dhe ka lënë ambientet e spitalit të Infektivit.

Lajmin për largimin nga spitali e ka konfirmuar ish-deputeti, Tritan Shehu, ku i ka shprehur edhe urimet më të mirë dhe falënderimet stafit mjekësor që i shërbyen Xhaxhos dhe të gjithë pacientëve me COVID-19 në këto ditë të mëshira.

“Miku dhe kolegu Prof. Roland Xhaxho, mbas nje ballafaqimi te mundimshem dhe te gjate u largua sot nga klinika e semundjeve infektive ne gjendje te mire shendetesore.
Ne fakt edhe kur ishte i shtruar aty si i semure, nuk mungoi te luante dhe rolin e mjekut per shume paciente.

Urimet me te mira Landit, falenderimet e pergezimet profesionale e miqesore stafit te asaj klinike, qe i sherbyen atij, por dhe te semureve te tjere me devocion e kompetence teknike!

Nje perpjekje qe duhet dhe do te fitohet kjo!” shkruan Shehu në Facebook.