Një rast i rëndë me koronavirus sillet me urgjencë nga Shkodra në Tiranë, pritet të intubohet

298
Sigal

I stacionuar prej ditësh në spitalin Infektiv, gazetari Erjon Skëndaj deklaroi se sot ka mbërritur në spitalin COVID 1, një pacient në gjendje të rëndë nga Shkodra i infektuar me COVID 19.

Gazetari tha gjithashtu se bëhet fjalë për një të sëmurë në gjendje të rëndë, i cili pritet të intubohet.

Po ashtu u mësua se kanë nisur sot testimet serologjike dhe të parët që do testohen janë personeli mjekësor në dy spitalet COVID 1 dhe COVID 2.