25 rastet e reja në Kurbin dhe Krujë punonjës të fasonerisë dhe familjarë të tyre

314
Sigal

17 rastet e reja me COVID-19 në Krujë dhe tetë rastet në Kurbin mësohet se janë punonjës të fasonerisë dhe familjarë të tyre. Dosja.al mëson se gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar dhe se janë karantinuar në banesat e tyre.

Mësohet se të infektuarit nuk kanë pasur simptoma dhe po mbahen nën vëzhgim. Të njëjtat burime bëjnë me dije se në total janë 50 gra të infektuara, të cilat punonin në fasonerinë e Krujës.

Numri total i të infektuarve në Krujë është 40, ndërsa në Kurbin rezultojnë të infektuar 27 persona.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se numri total i të infektuarve ka shkuar në 609, ndërkohë kanë humbur jetën 26 persona. Ndërsa betejën me COVID-19 e kanë fituar 345 qytetarë.