Industria fason/ Sektori drejt kolapsit, listë me kërkesa për qeverinë

335
Sigal

Kriza e koronavirusit po çon industrinë prodhuese të veshjeve dhe këpucëve drejt kolapsit.

Përfaqësuesit e këtij sektori kërkojnë ndërhyrje emergjente nga qeveria për të shmangur falimentin në masë të këtyre sipërmarrjeve, që po përballen me mungesë likuiditeti për të vijuar punën.

Ata kanë dalë me një listë kërkesash për ekzekutivin, ndërhyrje që, sipas tyre, do të garantojnë mbijetesën e këtyre fabrikave.

Orientimi i linjës së prodhimit të kompanive fason drejt maskave e veshjeve mjekësore si dhe zbatimi i protokollit të kuq të masave higjieno-sanitare ka rritur ndjeshëm kostot për këto sipërmarrje.

Sipas të dhënave të përfaqësuesve të industrisë fason, nga një anketë e kryer për gjendjen e sektorit, rezulton se ndërmarrjet po punojnë me 78% të kapaciteteve, teksa perspektiva për të ardhmen shihet mjaft e zymtë.