Tiranë, në fundjavë do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë

449
Sigal

Gjatë fundjavës do të ketë kufizime të furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet. Lajmin e bën të ditur Ujësjellës Kanalizime Tiranë.

Siç njofton UKT, kufizimet vijnë si shkak se po vihet në punë investimi i Bovillës.

UKT kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimet gjatë fundjavës ndërsa u kërkohet administratorëve të pallateve dhe banorëve që të marrin masa.

Njoftimi i UKT:

“Vihet në punë investimi i Bovillës. Kufizime të furnizimit gjatë fundjavës. K

ërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimet gjatë fundjavës, administratorët e pallateve dhe banorët të marrin masa.

Punimet gjatë ditës së shtunë dhe të dielë. Punime për lidhjen e linjës së transmetimit Bovillë. Gjatë fundjavës kufizime të furnizimit.”