Basha uron 32 deputetët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut: E përcolla me entuziazëm rezultatin historik

236
Sigal

Kreu i PD, Lulzim Basha ka përcjellë urimet për 32 deputetët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën në Maqedoninë e Veriut.

Basha shprehet se e ka përcjellë me entuziazëm këtë rezultat historik. Kryedemokrati thekson se është besimplotë se pavarësisht rreshtimit politik të mandateve shqiptare në qeveri apo opozitë, ato do të kontribuojnë në mbrojtjen dhe fuqizimin e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve.

Mesazhi i Lulzim Bashës:

Në emër të Partisë Demokratike dhe në emrin tim personal, uroj 32 deputetët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e mbajtura në RMV.

E kam përcjellë me entuziazëm këtë rezultat historik, me besimin e plotë se pavarësisht rreshtimit politik të mandateve shqiptare në qeveri apo opozitë, ato do të kontribuojnë në mbrojtjen dhe fuqizimin e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve në RMV dhe do të garantojnë e konsolidojnë kursin e qartë të RMV drejt standarteve euroatlantike që janë garancia e vetme dhe e sigurtë për një Ballkan demokratik,në paqe e të zhvilluar.