Presidenti Ilir Meta, në një intervistë televizive deklaroi se situata politike në Shqipëri është tensionuar qëllimisht nga një person i vetëm, duke nënkuptuar Edi Ramën.
“Tensioni qëndron tek arbitrariteti i një individi, që për fat të keq të gjitha dështimet e tij kërkon ti mbulojë qëllimisht. Është një strategji për të drejtuar dhe mbijetuar pa rregulla loje”, tha Presidenti Meta.





















