Tigri i korrupsionit bëhet me kompani telefonike me shtrirje në rajon. A po pastrohen paratë e incineratorëve në këtë formë?

510
Sigal

Ministri i qeverisë së kryeministrit Rama është bërë kryefjalë e një denoncimi të bërë rreth pronësisë së kompanisë së njohur telefonike. Sipas denoncuesit Zëvendës/ Kryeministri Arben Ahmetaj, i cili së bashku me bashkëshorten e tij të re janë vendimarrësit kryesorë të kompanisë së telekomunikacionit 4iG. Denoncuesi ,i cili ka shkruar në Facebookun e kryedemokratit Berisha citohet të thonë se për ‘Çdo vendim, çdo largim apo punësim bëhet vetëm me urdhërin e tyre. Madje këtu thuhet se Ahmetaj do ikë nga qeveria dhe do marrë drejtimin e kompanisë nënë, pra kompanisë së madhe që ka kompani celulare në gjithë rajonin.

Kryedemokrati Berisha shkruan në rrjetin e tij social: Arben Ahmetaj, i njohur me nofkën tigri i korrupsionit, vendimmarrësi kryesor i kompanisë 4iG. Për këtë organizatë kriminale nuk ekziston Kushtetutë as ligj i konfliktit të interesit. Për anëtarët e kësaj organizate ekziston vetëm një ligj: të vjedhin sa më shumë!” Ndërsa denoncuesi në mesazhin e tij deklaron.

“Jam një punonjës i kompanisë Albtelekom. Lutem numrin tim mos e nxirrni se kuptohet kush jam. Siç jeni me dijeni kompania jonë dhe ajo tjetra One u ble nga një kompani 4iG. Ajo që po shohim këto ditë është se vendimet në emer të blerësit i merr Arben Ahmetaj dhe bashkëshortja tij e re Erjola Hoxha. Çdo vendim, çdo largim apo punësim bëhet vetëm me urdhërin e tyre. Madje këtu thuhet se Ahmetaj do ikë nga Qeveria dhe do marrë drejtimin e kompanisë nënë, pra kompanisë së madhe që ka kompani celulare në gjithë rajonin. Pyetja që kemi këtu është: A po pastrohen paratë e inceneratorëve në këtë formë?”