Kryeministri përgënjeshtron deklaratat e shtypit të huaj dhe vendas për strehimin e luftëtarëve të ISIS

529
Sigal

Massoud Khodabandeh *

Edi Rama gati të pranojë kërkesën e SHBA për strehimin e luftëtarëve të ISIS
Kryeministri shqiptar përgënjeshtron lajmet për pranimin e ish-militantëve të ISIS në Shqipëri

Shqipëria do të bëhet një qendër koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS në Ballkan-, njoftoi Kryeministri bullgar Bojko Borisov gjatë një konference të përbashkët shtypi me Kryeministrin Edi Rama, në kuadër të konferencës kundër ekstremizmit të dhunshëm, i cili u zhvillua në Tiranë këtë javë. Gjithsesi, kryeministri Rama nuk ofroi detaje shtesë, mbi këtë plan ose për termat që po negociohet. Kjo paqartësi krijoi kritika se Rama, jo vetëm që dështoi të konsultohet me parlamentin për këtë çështje me rëndësi të madhe për vendin e tij, por ndoshta edhe ai vetë nuk e ka të qartë plotësisht. Shqipëria është përdorur më parë për të strehuar të padëshirueshëm. Në vitin 2005, Shtetet e Bashkuara dërguan pesë të burgosur nga Guantanamo Bay atje. Midis 2013 dhe 2016, Uashingtoni gjithashtu ka zhvendosur 2,901 ekstremistë Mojahedin-e Khalq (MEK) në Shqipëri nga Iraku, e cila ishte përpjekur t’i dëbojë ata që nga viti 2003. Tani, administrata e Trump po i thotë Shqipërisë që të presë dhe të de-radikalizojë ish-luftëtarët e Shtetit Islamik (ISIS ose IS) që kanë origjinën nga rajoni i Ballkanit. Sipas kolonelit Bardhyl Kollçaku, kreu i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë në Shqipëri, “Ne kemi përvojën e duhur për të kontribuar në studimin dhe adresimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj”. Nëse MEK-u ishte de-radikalizuar, pohimi i Kollçakut do të ishte i besueshëm. Por ata nuk janë de-radikalizuar. Në vitin 2013, Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton hoqi, në mënyrë pragmatike MEK-un nga lista terroriste e SHBA, për të lejuar që anëtarët të dërgoheshin në vende të treta, në mënyrë që Iraku të mund të shpëtohej prej tyre. Vendet evropiane nuk do t’i merrnin ata, për shkak të së kaluarës së tyre terroriste. Në vend të kësaj, qeveria shqiptare pranoi t’i merrte ato, vetëm me premtimin që të krijohej një institut de-radikalizimi për të ri-integruar ekstremistët në shoqëri. Kjo nuk ndodhi. Buxheti i ndarë, i paraqitur pranë ambasadës amerikane në Tiranë, nuk është prekur. Në vend të kësaj, pasi Donald Trump u bë president dhe u nis për çmontimin e çdo detaji të trashëgimisë së Barak Obamës, MEK-u u lejua të riorganizohet. Riorganizimi do të thoshte se MEK do të vazhdonte të bënte thirrje për ndryshime të dhunshme të regjimit kundër Iranit, mbështetur nga Rudi Giuliani dhe John Bolton, të cilët tani zënë poste me ndikim në administratën Trump. Si rezultat, Shqipëria është bërë një shtet i frontit armik me Iranin. Riorganizimi, gjithashtu nënkupton që anëtarët nuk paguhen dhe nuk kanë të drejta të njeriut. Kjo gjithashtu do të thoshte, ndërtimi i një kampi të mbyllur në një pjesë të largët të vendit, ku autoritetet shqiptare dhe shërbimet e sigurisë nuk kanë qasje. Duke qenë se Shqipëria nuk e ka pasur të lehtë së fundmi në goditjen e grupeve kriminale dhe bandat mafioze, tashmë edhe MEK-u është i implikuar në veprimtari kriminale. Mes disa personave të arrestuar për pastrim parash muajin e kaluar, dy izraelitë u gjetën të jenë të lidhur me OJQ-në “FARA”. Kjo është e njëjta kompani e përfshirë në ndërtimin e bazës ushtarake të mbyllur ushtarake në Manëz të Durrësit, në të cilën luftëtarët e rangut të lartë dhe dosjet MEK u zhvendosën vjeshtën e kaluar. Në të njëjtën kohë, u përhapën fjalë se vejushat dhe jetimët e luftëtarëve të vrarë IS do të transferoheshin së shpejti në ndërtesat e braktisura të MEK-ut, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Thashethemet e tilla u hodhën poshtë në atë kohë. Tani duket se e vërteta është shumë më e keqe. Luftëtarët aktual IS do të dërgohen në Shqipëri. Megjithatë, është e mundur që luftëtarët e IS-së do të ndjekin një trajektore të ngjashme me MEK-un në Shqipëri. Fuqitë perëndimore kanë parë Sirinë dhe Irakun të largohen nga ndikimi i tyre. Hezbollahu qeveris Libanin, dhe një popullsi e zjarrtë e lidhur në politikën e Palestinës po sfidon stabilitetin e Jordanisë. Këto janë kohë të pasigurta në Lindjen e Mesme. Disa individë në strukturat e pushtetit perëndimor kanë hapur mundësinë e krijimit të një strukture mercenare të fshehtë për të sjellë kaos dhe dhunë të re. Megjithëse MEK ka qenë një mjet i dobishëm për ta përkeqësuar Iranin, ish-luftëtarët e IS-së munden, që, me trajnimin e duhur, të përbëjnë një forcë të ngjashme kundër vendeve të tjera radikale në Lindjen e Mesme. Edhe pse John Bolton kohët e fundit theksoi se ndryshimi i regjimit kundër Iranit është tani jashtë agjendës së administratës Trump, patronazhi i vazhdueshëm ndaj MEK-ut hedh poshtë këto pretendime. Pra, ky nuk është vetëm problemi i Shqipërisë. Perëndimi duhet të kërkojë urgjentisht, “Çfarë duhet bërë me Shtetin Islamik?”

Titulli origjinal: *SHBA detyron Shqipërinë të pranojë luftëtarët e ISIS, pasi pritën luftëtarët MEK.

* Massoud Khodabandeh është drejtor i Këshilltarëve të Strategjive të Lindjes së Mesme dhe ka punuar gjatë me autoritetet në Irak për të sjellë një zgjidhje paqësore të ngërçit në Camp Liberty dhe për të ndihmuar në shpëtimin e viktimave të tjera të sektit Mojahedin-e Khalq.