Berisha: Rama i mohoi opozitës të drejtën e komisioneve. Ne s’jemi partia e bojkotit, ne jemi partia e alternativës

13
Sigal

Kryedemokrati, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ishte ai që i mohoi opozitës të drejtën e komisioneve në parlament.

‘Ne nuk jemi nuk do të jemi partia e bojkotit, ne jemi partia e alternativës’, u shpreh Berisha.

Berisha: Të dashur miq!

Ai që ai e quajti çmenduri ishte beteja më epike për mbrojtjen e kushtetutës, parlamentit dhe pluralizmit parlamentar.

Nuk ishte opozita ajo që kërkonte bllokimin, ishte Edi Rama ai që u mohoi deputetëve të opozitës të drejtën e komisioneve.

Ishte Edi Rama ai që u mohoi deputetëve të opozitës të drejtën ligjvënëse.

Ishte Edi Rama ai që u mohoi të drejtën e opozitës për të pasur në krye njerëzit që donin në parlament.

Të dashur miq!

Ju dhe unë keni dëgjuar komente të shumta, por ju garantoj se komenti dhe interpretimi i vetëm është ky: Opozita nuk bojkotoi parlamentin dhe gjatë këtyre muajve i kam thënë vetes me dhjetëra herë që ai nen i statutit që nuk lejon PD-në të bojkotojë siç bëri në vitet e kaluara, ai është neni i artë i statutit të kësaj partie.

Deputetët, përfaqësuesit tuaj nuk ndoqën rrugën e vjetër, por çelën një rrugë të re fitimtare.

Qëndruan me stoicizëm, me mosbindje civile, e shndërruan çështjen tuaj të drejtë në çështje ndërkombëtarë dhe parlamenti do të filloi normalisht punën e tij.

Ky ka qenë qëllimi ynë madhor, ku do të jetë qëllimi unë, ne nuk jemi nuk do të jemi partia e bojkotit, ne jemi partia e alternativës.