Kryebashkiaku Veliaj: Opozita të sjellë propozimin për Presidentit, PS ka gati listën me 10 figura dijnitoze për vendin

167
Sigal

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u shpreh se Partia Socialiste është e vendosur që brenda qershorit t’i japë vendit një President të ri. I pyetur për procesin e zgjedhjes së Kreut të ri të Shtetit, Veliaj deklaroi se nëse Partia Demokratike nuk do të propozojë edhe në raundin e tretë një kandidat të sajin, atëherë PS ka gati listën me 10 burra dhe gra dinjitozë, mes të cilëve do të zgjidhet Presidenti i ri. “Brenda qershorit ne do të kemi një President. Ne kemi pasur president që drejtonin protestat kundër projektit të Astirit. Na duhet një president që merret me punët e tij. Ne kemi 10 figura, burra dhe gra dinjitozë, që kanë treguar në CV-në e tyre se ruajnë reputacionin e vendit tonë, stemën e Republikës sonë. Besoj se mes këtyre 10 figurave, ne do të marrim një vendim Kryesie. Me sa duket, ata e kanë humbur rrugën në oborr si “Xhaferri simiten”. Do ju japim edhe një mundësi të tretë, na propozoni një emër që të jetë i pranueshëm. Di të them këtë që Kryeministri është super i vendosur që të mos kemi një deputet aktiv, një socialist aktiv, por të kemi një njeri normal. Ndër të tjera kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj theksoi: “Besoj se i kemi dalë borxhit opozitës duke i thënë tre herë na propozoni një njeri normal, na propozo një figurë të pranueshme, një njeri unifikues të vendit tonë.”