Balliu: Hapja e vendit pa rritjen e testimeve është një atentat shtetëror ndaj qytetarëve

371
Sigal

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka reaguar rreth masave që janë marrë për situatën e pandemisë së koronavirusit.

Balliu thotë se qeveria po rrezikon jetën e qytetarëve duke hapur vendin dhe duke mos rritur testimet.

“Presidenti Trump, Kryeministri Johnson, Presidenti Macron apo Kancelarja Merkel dhe shumë lider botërore sot po rrisin masivisht numrin e testimeve në popullatë në mënyrë që të hapet vendi.Ndërkohë qeveria shqiptare, për të mos prekur paratë e koncesioneve, refuzon të rrisë numrin e testimeve”, shprehet ish-deputeti.

Postimi i plotë

Hapja pa rritjen e testimeve është një atentat shtetëror ndaj qytetarëve

Në mbarë botën, lideret e shteteve më të forta po ndërmarrin masa për hapjen e vendit dhe të ekonomisë.

E drejtë dhe kjo është një domosdoshmëri.

Por ndryshimi i qeverisë shqiptare krahasur me të gjitha vendet e tjera është se po hap vendin pa marrë asnjë masë paralelisht.

Presidenti Trump, Kryeministri Johnson, Presidenti Macron apo Kancelarja Merkel dhe shumë lider botërore sot po rrisin masivisht numrin e testimeve në popullatë në mënyrë që të hapet vendi.

Ndërkohë qeveria shqiptare, për të mos prekur paratë e koncesioneve, refuzon të rrisë numrin e testimeve.
Sigurisht kjo për të mbrojtur vjedhjen qeveritare.

Ky vendim është malinj dhe kriminal, pasi në këtë mënyrë qeveria dhe vetëm qeveria dhe jo Covid 19, po rrezikon jetën e qytetarëve.

Ky është nje atentat ndaj qytetarëve dhe vetëm për të mbrojtur interesat e koncesioneve korruptive.