I vihet lëndë plasëse automjetit në Vlorë

125
Sigal

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një automjet të parkuar në lagjen “24 Maji në Vlorë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 02:30. Automjeti është në pronësi të shtetasit me iniciale L. K., ndërsa ngjarja dyshohet të jetë e qëllimshme.

Si pasojë e lëndës plasëse, makina është përfshirë nga flakët ndërsa ka vetëm dëme materiale.

“Më datë 27.09.2022, rreth orës 02:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr në një automjet të parkuar, tip “Ford” në pronësi të shtetasit L. K., banues në Vlorë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.