Zhduket pa gjurmë 81-vjeçari në Lushnjë

Një 81-vjeçar nga Lushnja ka humbur kontaktet me familjarët e tij më 19 prill. Mësohet se Xhavit Muça vuan nga skleroza dhe se kohët e fundit gjendja e tij shëndetësore është rënduar.

Sipas familjarëve, ditën që humbi mbante veshur një kapele republike ngjyrë bezhë, pulovër me rombe, këmishë të bardhë, pantallona bezhë dhe xhaketë të errët, ndërkohë veshjen e kishte kompletuar edhe me një maskë të zezë anti-COVID.

Sigal

Familjarët bëjnë apel që qytetarët t’i ndihmojnë në gjetjen e të afërmit të tyre. Për herë të fundit ai është parë në terminalin furgonave Lushnjë-Tiranë.