Dua Lipa zbulon arsyen e fortë përse u detyrua të linte duhanin

192
Sigal

Dua Lipa është duke zhvilluar aktualisht në turneun e saj “Future Nostalgia” – i cili u shty disa herë për shkak të pandemisë COVID-19 dhe para se të niste të performonte në skenë ajo mori vendimin të hiqte dorë nga duhani për të ruajtur zërin e saj në gjendjen më të mirë të  mundshme.

Një periudhë të vështirë që ajo pati me problemet e laringitit në dhjetor 2021 më në fund e bëri atë të reflektonte dhe të linte duhanin përgjithmonë.

Duke folur në episodin e fundit të podcast-it të saj, ajo zbuloi: “Kam pasur laringit në dhjetor dhe kjo më bëri ta lija duhanin një muaj më herët se sa ishte menduar. Por e bëra dhe i kam rezistuar.”

Dua – e cila filloi turneun në Miami në shkurt dhe do të përfundojë koncertet e mëdha në nëntor të këtij viti në Perth, Australi, thotë se turneu i saj aktual është shfaqja më kërkuese fizike që ajo ka kryer ndonjëherë, si dhe heqja dorë nga cigaret, gjithashtu bën dhe disa gjëra të tjera për të qëndruar e shëndetëshme gjatë udhëtimit nëpër botë.

Ylli 26-vjeçar i popit tha: “Është një shfaqje vërtet, me të vërtetë kërkuese dhe e pamëshirshme. Kur jeni në prova dhe unë them, ‘Po, le ta bëjmë këtë rutinë kërcimi këtu, dhe le ta bëjmë këtë dhe le të bëjë atë.’ Asgjë nuk të përgatit për gjënë e vërtetë, veçanërisht kur adrenalina të godet dhe je në skenë dhe ndjen energjinë nga turma”.

“Unë e kam këtë aplikacion në telefonin tim dhe çdo natë shënoj të gjitha gjërat e mira që kam bërë për trupin tim dhe gjërat që kam bërë për veten time. Madje sigurohem që të kem kohë të lexoj librin tim dhe të kem pak kohë për t’u kujdesur për veten, në këto mënyra përpiqem të qëndroj në krye të shëndetit tim mendor dhe qëndroj energjike duke ditur se kam bërë gjëra për veten time që me të vërtetë i mbush ditët e mia në mënyra të ndryshme. Kjo më mban vërtet të lumtur dhe vërtet të shëndoshë.”- përfundoi ajo.