Frank Shkreli: Panamaja inauguroi shtatoren e Nënë Terezës në 25-vjetorin e shkuarjes së saj në amshim

238
Sigal

Nga Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë

-Merr pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-

 -Simpozium në Nju Jork kushtuar Shën Nënë Terezës-

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku komuniteti shqiptaro-amerikan në Nju Jork dhe në Detroit si dhe Universiteti Xhorxhtown në Washington dhe Universiteti Harvard në Boston, ditët e fundit, kanë organizuar aktivitete në nderim të Shën (Nënë) Terezës – Frank Shkreli: Nënë Tereza në Amerikë | Gazeta Telegraf  –Frank Shkreli: Profesor Dr. Gëzim Alpion sjell Nënë Terezën në federatën gjithë-shqiptare vatra në Nju Jork | Gazeta Telegraf – e deri në Panamanë e largët, ku pardje të enjtën u inaugurua shtatorja e Shenjtëreshës shqiptare, Shën Nënë Tereza, me një ceremoni ku mori pjesë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Zonja Vjosa Osmani.  Për këtë aktivitet mësova nga faqja zyrtare e Presidentes Vjosa Osmani, e cila njofton nga Panamaja, një shtet transkontinental ,që lidh Amerikën Qendrore me Amerikën Jugore, për inaugurimin e shtatores së murgeshës shqiptare.

Gjergj Kastrioti -Skënderbeu dominon mjediset e sallës Nënë Tereza, Kisha Zoja e Shkodrës, Hartsadale, Nju Jork
Me mikun tim të vjetër, Xhim Xhemën, aktivistin veteran legjendar të çështjeve kombëtare për pothuaj 50-vjetësh në Washington, Nju Jork dhe anë e mbanë, i cili me praninë e tij në tubimin kushtuar Nënë Terezës në Kishën Katolike Zoja e Shkodrës, nderoi veten dhe komunitetin shqiptaro-amerikan, – ashtu siç e ka zakon gjithmonë – i pazevëndësueshëm për punë të mira e të mbara, në interes të Kombit!

“Sot në Panama, bashkë me Ministren e Punëve të Jashtme, Erika Mouynes dhe Kryepeshkopin e Panamasë, José Domingo Ulloa, zbuluam shtatoren e shenjtores shqiptare Shën Tereza, e punuar nga skulptori kosovar Bashkim Beqiri”, njofton lajmin Zonja Osmani nga Panamaja. “Me humanizmin e saj”, -komenton me këtë rast udhëheqësja e Kosovës në portalin e saj, “Nënë Tereza i shpalosi mbarë njerëzimit vlerat morale të saj, por edhe traditën e mirë të kombit tonë shqiptar, nga e cila ishte frymëzuar për t’u shërbyer nevojtarëve. Ndihemi tepër të lumtur që sot Panamaja po e monumentalizon kujtesën për të. Si bashkëkombës të saj, jemi shumë krenarë me shëmbëlltyrën e Shën Terezës. Ajo i dha botës shembullin nga i cili do të mësojnë breza të tërë”, -mbyll komentin e saj Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nga Panama City.

Me botuesin e gazetës shqiptaro-amerikane, Vehbi Bajramin dhe Marash Nucullaj

Presidentja Osmani gjëndet në Panama për një vizitë zyrtare në atë vend, për të shkuar pastaj edhe në Kosta Rika, gjithashtu për vizitë zyrtare. Kosta Rika ishte ndër vendet më të para që njohu Pavarësinë e Kosovës. Në Panama, Zonja Osmani u takua me Presidentin Laurentino Cortizo Cohen si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të atij vendi. (Fotot nga portali i Presidencës së Republikës të Kosovës).

Fotot nga ceremonia e inaugurimit të shtatores së Shën Nënë Terezës, organizuar nga Ministrja e Jashtme e Panamasë, Erika Mouynes dhe nga autoritetet kishtare të vendit – ku Presidentja Osmani falënderoi popullin e Panamasë për respektin që kanë treguar ndaj Shën Nënë Terezës dhe për të gjitha nderimet, që mund t’i ofrohen një shënjtëreshe, siç është Nënë Tereza.

Ndërkaq, këtu në Shtetet e Bashkuara, siç kam njoftuar ditët e fundit në disa kronika të mëparshme –Frank Shkreli: Nënë Tereza në Amerikë | Gazeta Telegraf – këtë vit po shënohet 25-vjetori i kalimit në amshim të Nënë Terezës (5 Shtator, 1997) në moshën 87 vjeçare.

Pamje nga salla Nënë Tereza
Pamje nga salla e Qendrës Nënë Tereza pranë Kishës Zoja e Shkodrës

Duket se janë në plan një mori aktivitetesh, anë e mbanë botës, për të shënuar këtë përvjetor, përfshirë komunitetin shqiptaro-amerikan, duke filluar nga Detroiti, Bostoni dhe Nju Jorku. Disa prej veprimtarive në kujtim të Nënë Terezës, kanë filluar këto ditë këtu në Amerikë. Unë jam munduar t’i pasqyroj sadopak këto aktivitete për lexuesit e interesuar. Aktiviteti më i fundit u organizua me 3 maj, 2022. “Shën Tereza” bashkoi shqiptarët, pa dallim feje a krahine, në Kishën Zoja e Shkodrës – tubim ky i organizuar nga Qendra Nëna Terezë e Kishës Katolike Zoja e Shkodrës në Nju Jork, në bashkëpunim me Federatën Pan-Shqiptare Vatra dhe me Gazetën shqiptaro-amerikane,” Illyria”, me rastin e 25-vjetorit të ndarjes nga kjo jetë të Shën Nënë Terezës, që shënohet sivjet. Një pjesëmarrje kjo nga organizata të ndryshme të

Dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës Zoja e Shkodrës, duke hapur mbledhjen, si gjithmonë i gatshëm për të venë në dispozicion hapësirat e Zojës së Shkodrës për qëllime fetare dhe kombëtare.

komunitetit, diçka për të cilën Nënë Tereza do ishte krenare, por që na bën krenar edhe të gjithë ne, që morëm pjesë në atë aktivitet – shqiptarë-mërgimtarë- nga të gjitha trevat shqiptare dhe përfaqësues të feve kryesore të shqiptarëve: të gjithë pa dallim, të bashkuar rreth Shën Nënë Terezës shqiptare.

Programi i aktivitetit të organizuar nga Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, nga Federata Pan-Shqiptare Vatra dhe Gazeta shqiptaro-amerikane, “Illyria”.
Programi i aktivitetit të organizuar nga Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, nga Federata Pan-Shqiptare Vatra dhe Gazeta shqiptaro-amerikane, “Illyria”.

*Fotot nga tubimi janë marrë nga gazetari i njohur shqiptaro-amerikan, Beqir Sina