Xhevat Mustafa: Një “thes” me arsye qytetare për të protestuar…!

271
Sigal

Nga Xhevat MUSTAFA/

 

Partitë e opozitës, shumica e shqiptarëve të thjeshtë, edhe ata “të majtë”, përmbytur si të gjithë të tjerët nga varfëria, korrupsioni, kriminaliteti, pasiguria për jetën dhe të nesërmen, kanë shumë arësye për të protestuar sot e përditë, thjeshtë si qytetarë, me apo jo në krye PD-në apo Berishën si dhe ndonjë parti të re të krijuar nga shoqëria civile apo “populli gri”…

Nesër në Tiranë do të zhvillohet PROTESTA e shumëvonuar, e shumëpritur, e shumë paragjykuar e përfolur e 7 korrikut…, kryesisht kapur tek qenia e Sali Berishës ideues, organizues dhe drejtues i saj, me damkën “non grata”. Por. tashmë edhe nga “të verbërit” dhe të “shurdhëtit” është bërë e qartë se ky ndëshkim është sajuar nga Edi Rama, Erion Veliaj, Delina Fico, Xhorxh dhe Alex Soros, Yuri Kim, Donald Blinken…dhe miratuar në “përgjumje” të shpeshtë, edhe në mes të ditës dhe pritje zyrtare, nga presidenti Biden…Njëkohësisht, kur mes shqiptarëve është masive, në rritje dhe masivizim, bindja se përveç Berishës këtë ndëshkim e meritojnë edhe shumica e partiakëve dhe qeveritarëve të lartë të gjasme të majtës në Shqipëri, duke e filluar listën me Edi Ramën…Është lehtësisht e kuptueshme kjo ndarje e shumicës së qytetarëve të thjeshtë në dy grupe e qenia e plot prej tyre në mëdyshje të fortë… Rama -parti- qeveria, mbështetur si përditë në këta 10 vjet nga ortakët e saj oligarkë apo “investitorë strategjikë”, përfshirë gjatë këtyre rreth 2 viteve e gjysëm edhe ambasadoren amerikane Yuri Kim, kanë investuar pa kursim për të hedhur pluhur e baltë për këtë protestë, sidomos ndaj individit Sali Berisha si dhe për të ruajtur dhe forcuar përçarjen e PD-së…, ndihmuar edhe nga “kuaj dhe pela Troje dhe Surreli” brenda gjirit të saj…
Njëkohësisht është shumë shprehës dhe emancipues fakti se plot shqiptarë në Kosovë, MV, Diasporë, prej shumë vitesh qytetarë amerikanë, kanadezë, italianë, grekë, francezë, gjermanë, austriakë, belg, holandezë, suedezë, norvegjezë… ndjehen, reflektojnë dhe veprojnë si më shumë qytetar shqiptar e më shqiptar se shumica e “popullit të majtë” dhe gjasme të pavarur!!! Për këta është imperative dhe kushtruese thirja “Të gjithë bashkë për të shpëtuar Shqipërinë, pasuritë e saj nën e mbitokësore, kombin shqiptar dhe dinjitetin e tij”!

Prandaj, nëpër media dhe rrjete sociale, pa harruar t’i shprehin zhgënjimet, rezervat, kritikat…ndaj PD-së dhe Sali Berishës gjatë 32 viteve, sidmos gjatë 13 viteve në pushtet, janë angazhuar në mbështetje të kësaj proteste, duke e konceptuar si të domosdoshme, jetike…, për Shqipërinë dhe shumicën e shqiptarëve të thjeshtë…dhe jo si nismë ngushtësisht personale e partiake. Njëkohësisht, duke ua bërë të qartë bashkëkombasve në Shqipëri, se protestat paqësore, por edhe ca të dhunshme, si në Francë e gjetiu, kur dhunën e provokojnë dhe nisin të parat forcat policore qeveritare, janë shprehje emancipimi demokratik, qytetar, politik… Sipas mesazheve të tyre të sinqerta, të pa interes e me shqiptari të kulluar, ky duhet të jetë qëllimi dhe apeli kryesor i protestës së sotme qytetare dhe popullore. Berisha mund të jetë në krye të saj, por kjo protestë, referuar gjendjes katastrofike në të cilën ndodhet vendi dhe kombi, e kapërcen emrin, figurën, hallin, interesin…e tij individual! Lidhur me qenien e Berishës në krye të PD- së e të kësaj proteste, i kam shprehur qysh më 2013, rezervat dhe kundërshtimet e mia, duke përfshirë edhe pensionimin e tij politik. Fatkeqësisht, as Berisha nuk ka menduar dhe investuar për pasuesin e tij, shumë më të mirë e më të aftë se ai, as nuk e kemi sot, nesër, pasnesër e nuk dihet deri kur! Atëherë, “sa nuk e kemi pulën, do të hajmë sorrën…”!”                                                                                                      Fatkeqësisht, për jo pak shqiptarë, kryesisht “të majtë”, enveristo-edramistë dhe gjasme të pavarur apo nga “ushtria gri”, duket e shprehet nga fjalë dhe veprime se slogani e thirja “Shqipëria përmbytur nga të këqiat”,”Shqipëria në fund të greminës”, “Shqipëria në rrezik”… përkthehet në shqip edhe në formën:”O burra, kush më parë emigrant në Perendim, me ik!!!Shqipërinë le ta shpëtojnë nga ky ibret, ata që këtu arrijnë të gjallë me mbet…!!!

Gjithsesi, partitë e opozitës, shumica e shqiptarëve të thjeshtë, edhe ata “të majtë”, përmbytur si të gjithë të tjerët nga varfëria, korrupsioni, kriminaliteti, pasiguria për jetën dhe të nesërmen, kanë shumë arësye për të protestuar sot e përditë, thjeshtë si qytetarë, me apo jo në krye PD-në apo Berishën si dhe ndonjë parti të re të krijuar nga shoqëria civile apo “populli gri”…Do t’u kujtoja se qenia e Shqipërisë në këtë gjendje mjerane apo derexhe, është shprehje paaftësie, përgjegjësie, faji, dështimesh…nga PKSH-PPSH-PSSH, që ka qeveris prej 65 vjetësh, ose 5 herë më shumë se PD… Në Gjermani, me paga e pensione 5- 10 herë më të larta se në Shqipëri e me çmime 50%- 100% më të lira, ku jam prej një muaj e gjysëm, komunistët, enveristët, edramistët…, nuk kanë qeverisur asnjë ditë! Po kështu, ndryshe nga ne shqiptarët, gjermanët nuk i kanë kënduar as Konrad Adenaurit, as Helmut Kohlit, as Vili Brandtit, as Angela Merkelit…! Prandaj, ky vend është GJERMANI, të paktën rreth 78 vjet përpara nesh për nga e nivelet e zhvillimit, pagave, pensioneve,mirëqenies, shtetit social, demokracisë, pluralizmit, shtetit ligjor…dhe me nivele shumë të ulta partishmërie, militantizmi, korrupsioni…! Jo rastësisht miliona nga vendet ish socialiste, nga Rusia, Kina, Bjellorusia, Ukraina, Polonia, Rumania, Bullgaria, Serbia, Shqipëria, Kosova,Maqedonia, Greqia… shkojnë emigrantë në Gjermani e gjermanët nuk shkojnë në këto vende. Pra, edhe më SHQIP: ku kanë qeverisur e qeverisin parti gjasme të majta si PKSH, PPSH, PSSH…, ka varfëri, korrupsion, emigracion kriminalitet…masiv, dukuri që i kanë nxirë jetën dhe Shqipërinë shumicës së shqiptarëve! Kush do veten dhe familjen, kush ndjehet qytetar dhe shqiptar, duhet t’i thotë Edi Ramës me ministresha e ministra: MJAFT na nëpërkëmbët, persekutuat, varfëruat, vodhët me PPP- ra, konçensione, tendera, “investitorë strategjikë”, na dëbuat nga Shqipëria djem e vajza, vëllezër e motra! 78 vjet( duke përfshirë edhe 13 vjetët e PD-Berishës) nën këtë gjasme të majtë e gjasme të djathtë, janë tmerrësisht shumë, një jetë njeriu! Të mos duash veten dhe familjen apo ti duash partinë dhe kryetarin e zemrës më shumë se këto, vihen në pikëpyetje shumë gjëra, që e bëjnë njeriun njeri!!! Së fundi, ta kritikosh publikisht një qeveri të paaftë( me kryeministrin piktor- ish basketbollist e shumicën e ekipit qeveritar me formim të dyshimtë e jo në vendin e duhur),t’ia thuash të vërtetat publikisht se është e korruptuar, e papërgjegjshme,e paskrupullt, çnjerëzore, antikombëtare…, nuk do të thotë se bën sherre e grindje politike, rrezikon stabilitetin politik (halli i enveristo-edramistëve dhe Yuri Kimit është të mos cënohet ai qeverisës), por, në të kundërtën, bëhet detyra si individ, familjar, qytetar, shqiptar…