Pali Nito: Ju rrëfej ankthin e stërvitjes së madhe ushtarake detare në 1961-n dhe drejtuesit Rrahman Përllaku dhe Abdi Mati

193
Sigal

Ju rrëfej ankthin e stëritjes së madhe ushtarake detare në vitin 1961

  • Stërvitja drejtohej nga Gjeneral Leitnant Rrahman Perllaku që ishte komandant i forcave ushtarako detare, nga kundër Admiral Abdi Mati
  • Alarmi, në vijim të stërvitjes u ndërpre ndërlidhja me një nga nëndetëset e bazës së Pashalimanit

Ishte mezi i vjeshtës së vitit 1961 kur filloi stërvitja e madhe ushtarake detare me pjesëmarrjen e të gjitha anijeve luftarake mi ujse dhe mbi ujse, e konkretisht të gjuajtësve luftarak, dragaminave katerva Silurues, bazës lundruese që shërbente për transportin e detarëve, rimorkiatorëve, anijeve patrulluese, anijeve llogjistike dhe nëndetësve. Në retrospektiv kujtoj me nostalgji dhe krenari të ligjshme se kishim një flotë ushtarake detare të fuqishme, që konkuronte me fllotat e vëndeve fqinje e të kompletuara me luftëanije bashkëkohore. Stërvitja filloi mbas 5 muajsh, mbasi ishin shporrur Sovjektikët nga baza e Pashalimanit dhe me fillimin e kësaj stërvitje, baza ishte boshatisur krejtësisht nga prania e nëndetësve dhe luftanijeve të tjera lundruese. Në bazën e Pashalimanit kishte mbetur vetëm shkolla e instruksionit, që pregatiste specialistë si: radjo telegrafist, sinjalist, elektricist, xhenjer, motorrist, mekanik, madiometrist, Bocman etj, të cilët mbas 9 muajsh pregatitje në këtë shkollë do të shpërndaheshin e do të shërbenin në anijet dhe repartet e fllotës luftarake detare. Kujtoj se stërvitja zhvillohej në kushte tepër të vështira metorollogjike dhe shtrëngata të fuqishme shiu të vazhdueshme e që e vështirsonte seriozisht drejtimin dhe mbarëvajtjen e stërvitjes. Gjithë mjetet lundruese mbi ujëse dhe nënujëse u hapën në formacion luftimi dhe u stërvitën intesivisht në det të hapur brënda ujrave tona teritoriale.

Në retrospektivë se stërvitja drejtohej nga Gjeneral Leitinant Rrahman Perllaku, që ishte komandant i forcave ushtarako detare, nga kundër Admiral Abdi Mati, komandant i fllotës ushtarake detare, Veterani , organizatori dhe ikona e marinës luftarake, që kishte mbaruar akademinë e marines mbretërore italiane dhe akademinë e shtatmadhërisë të marinës luftarake Sovjetike në Leningrad, Si dhe nga kundër Admiral Zeqeri Mero shef i degës politike të fllotës luftarake detare. Kujtoj se të tre këta ushtarakë madhorë ishin në provë për të drejtuar këtë stërvitje ku do të shpalosnin afëtësitë e tyre organizuese dhe drejtuese. Në vijim të këtij shkrimi dosjer , nuk mund të rri pa përmendur një eopisod të rastësishëm. UIshim duke zhvilluar praktikë detare duke vozitur me varka fare pranë bregut dhe një shokun tonë e zuri deti dhe ne të shqetësuar dhe alarmuar e nxorëm atë me shpejtësi në breg të detit dhe ndërkohë ai vazhdonte duke vjellë e duke shkumëzuar dhe jargavitur nga goja. Shkurt ishte shëndrruar në një qënje për të ardhur keq pasi ishte lëshuar dhe dorëzuar krejtësisht Në këtë moment rastësisht aty pranë kalon kapiteni i rangut të tretë, Komandanti i shkollës së istruksionit Shaqir Kapexhiu dhe kur e shikon shokun tonë në atë gjëndje të mjerushme i drejtohet atij me përbuzje e me një të folur alla dursakëshe: Po ti more dreq çmë je shtrirë ashtu si lopa e zezë dhe vashdoi., edhe këta shokët e degëve ushtarake nuk dinë se çfarë të bëjnë: gjej mulatër e gabel të zinj dhe bjer në flotë duke shpalosur haptasi ndjenjat e tijë raciste. Dhe vazhdoi:-pa shiko këtë e zuri deti fare pranë detit, po kur të dalë ky në det të hapur a mundet t’i rezistojë detit të acaruar e me shumë dallgëmbi 5 apo 6 ballë. Kujtoj se në vijim të stërvitjes u ndërpre ndërlidhja me një nga nëndetëset e bazës së Pashalimanit. Unë në atë kohë isha dhe shërbeja si radiotelegrafist në vend komandën e fllotës luftarake detare në kalanë e Kaninës.

Dua të theksojë se ndërprerja e ndërlidhjes me këtë nëndetëse krijoi një përshtjellim dhe shqetësim të jashtëzakonshëm në radhët e kuadrove e sidomos në radhët e kuadrove kryesor të fllotës. Situata ishte tepër serize dhe alarmante për jetën e afro 60 marinarëve në radhë të parë e pastaj edhe për fatin e nëndetëses që ishte tepër e kushtueshme në atë kohë. Unë si radist u mobilizova dhe shpalosa të gjitha aftësitë e mija tekniko profesionale për t’u future në lidhje me këtë nëndetëse, por ishte e pamundur, pasi nëndetësja ishte në një zonë të vdekur ku nuk depërtonin valët e ndërlidhjes. Për këtë ndodhi serioze u njoftua udhëheqja e Ministrisë së Mbrojtjes dhe kjo e fundit njoftoi Komandantin e përgjithshëm shokun Enver Hoxha. Më kujtohet saktësisht se gjeneralët Rrahman Parllaku, Abdi Mati dhe Zeqeri Merua më qëndronin mbi kokë duke më pyetur herë pas here:- hë ka ndonjë të re dhe ndonjë lajm të mirë, sikur të isha Mesia vetë. Fatmirësisht kur nëndetësja doli nga zona e vdekur u rivendos ndërlidhja e shumë pritur me nëndetësen dhe kur unë dhashë sihariqin e shumëpritur, Gjeneralët shtyheshin se kush më parë të më përgëzonte dhe të më përqafonte dhe më pas ata shtrëngonin duart dhe përqafoheshin të gëzuar dhe të entuziazmuar me njëri tjetrin. Kjo stërvitje detare e përmasave të mëdha drejtohej nga vendkomanda e fllotës luftarake detare, nga kalaja e Kaninës. Në fund të stërvitjes nuk di sepse komandanti i flotës, Kundër Admiral Abdi Mati u vonua paksa në kalanë e Kaninës dhe shefi i shtabit të flotës, Kapiteni i rangut të dytë, Mark Plani, disi i shqetësuar për vonesën e komandantit, merr në telefon Kalanë e Kaninës dhe i del në telefon Veli Lilaj shef i veshmbathjes së flotës dhe e pyet Veliun:- Po komandanti i flotës ku është? Dhe Veliu me një të folur alla Vlonjatshe : Komandanti, shoku shef u varë. Si more u varë po si qysh ndodhi kjo gjëmë? Po po shoku shef, komandanti tashi sa i hipi gazit dhe po vjen për tek ju. Po ashtu thuaj të shkretën more Veli se na ngrive gjakun dhe na le pa Komandant flote dhe pa kundër Admiral Abdi Mati.

Pashalimani

Baza Detare Pashaliman (turqishtPaşalimanı) është një nga dy bazat kryesore të marinës shqiptare (tjetra është në Durrës). Ajo është e vendosur në fundin jugperëndimor të Gjirit të Vlorës pranë Orikumit. Gjithashtu baza e vogël detare në 25 kilometra më tej në veri të ishullit të Sazanit i përket bazës detare Pashaliman. Pashaliman u bë i njohur ndërkombëtarisht kur, pas themelimit të Paktit të Varshavës në vitin 1955, në të cilin Shqipëria ishte një anëtar themelues, Bashkimi Sovjetik u vendos në dymbëdhjetë nëndetëset e saj të NATO-s të përcaktuara si një klasë e uiski. Pashalimani ishte baza e vetme ushtarake sovjetike në Mesdhe në vitet 1950 dhe sovjetikët investuan shuma të konsiderueshme në zgjerimin e bazës së dhënë me qira. Kur lideri i partisë Enver Hoxha e kapi partinë kineze në vitet 1960/61 në fillim të mosmarrëveshjes midis Bashkimit Sovjetik dhe Kinës dhe i bëri thirrje BRSS-së për t’i dhënë fund pranisë së saj ushtarake në Shqipëri, Moska kërcënoi të vriste Vlorën në prill 1961 Largimin e humbjes së bazës dhe njoftimi i të gjitha ndihmave ekonomike dhe ushtarake. Megjithatë, pushtimi i Vlorës nuk ndodhi, pasi përshkallëzimi i Luftës së Ftohtë pushtoi Moskën në vende të tjera. Kur Bashkimi Sovjetik atëherë tërhoqën nëndetëset e tyre nga Shqipëria, Hoxha përshtatshme për katër nga 1955 dhe 1956 anije të ndërtuar (S-241, S-242, S-358, S-360) me Shqipërinë ekipet u dëbuan dhe prandaj, sipas tij, janë pronë shqiptare. Anije fillimisht u operuan me ndihmë kineze. Kur kjo nuk ndodhi në fund të viteve 1960, u bë gjithnjë e më e vështirë. Anija e parë u mbyll në vitin 1976 dhe u përdor si furnizues i pjesëve rezervë për të tjerët. Varkë e fundit u çaktivizua në vitin 2003. Të katër këta ishin më pas në gjendje gjithnjë e neglizhente në një skelë në pjesën veriore të portit të Pashalimanit. Megjithatë, në 2012, tre nga katër nëndetëset thuhet se janë shitur dhe hedhur si hekur. Ngjarjet përreth tërheqjen e sovjetikëve dhe blerjen shqiptar të nëndetëseve nga Ismail Kadare përshkruar në romanin Dimri i madh ( “Dimri i Madh”, 1977)