I dënuar me 20 vite burg, vrasësi Gëzim Toma tenton të arrastiset nga qelia

484
Sigal

I dënuari me 20 vite burg, Gëzim Toma ka tentuar të arratiset nga burgu i Peqinit. Dosja.al mëson se arratisja në tentativë është pikasur në kohë nga rojet e burgut dhe Toma është kthyer në qeli sërish.

Gëzim Toma është i dënuar me 20 vite burg për vrasje, vjedhje me dhunë dhe arratisje nga burgu”. Toma vrau komshiun e tij 25-vjeçar, pasi ky i fundit i vodhi drutë.

Ngjarja ndodhi në Krastë, Martanesh.

Gjithashtu, Gëzim Toma bashkë me Admir Tafilin dhe disa të burgosur të tjerë, u arratisën më 23 Nëntor të 2013, duke kërcënuar me armë gardianët. Ata u prangosën më pas në disa magazina në qytetin e Përrenjasit, por Toma mundi të shpëtonte. Arratia e tij zgjati shumë pak, pasi u prangos nga policia greke më datë 29 Nëntor të po atij viti, teksa kalonte kufirin për të shkuar drejt Greqisë.