Vëllai u vetëvra me gruan në Nju Jork, 2 motrat duan ndihmë: Na duhen 50 mijë euro që të marrim kujdestarinë e fëmijëve

103
Sigal

Dy motrat e Florind Balliut, i cili dyshohet se është vetëvrarë së bashku me gruan e tij, kanë hapur një adresë në “Gofundme”, në të cilën kanë kërkuar që të mbledhin para me qëllim që të marrin kujdestarinë e fëmijëve. Shuma që kërkojnë të mbledhin është 50 mijë euro, e ndërsa deri më tani kanë arritur që të mbledhin rreth 7 mijë euro.

“Jam i sigurt që të gjithë e dinë se çfarë ndodhi me prindërit e Schwibe dhe Rayan.

Florind Belliu dhe Ornela Shehi janë hedhur nga banesa e tyre në katin e 6-të në Nju Jork. Familja është e shkatërruar dhe të gjithë jemi të thyer.

Ata lanë pas 2 fëmijë të bukur, bota e të cilëve është shkatërruar. Të vetmit njerëz që u kanë mbetur janë 2 hallat e tyre.

Ne nuk mund t’ua kthejmë prindërit e tyre, por kërkoj ndihmën e të gjithëve për të na ndihmuar të paktën t’i mbështesim ata për të rritur të dy fëmijët dhe për të marrë kujdestarinë e plotë të tyre”, shkruajnë ato.