Në Farkë Rama jep çelësat e një shtëpie të re, në “Vasil Shanto” lë një familje pa shtëpi

502
Sigal

Paraditen e sotme kryeministri Edi Rama i dorëzoi çelësat e shtëpisë së re një familje në Farkë të Tiranës. Banesa e tyre u dëmtua nga tërmeti dhe pas riparimit, kryeministri shkoi vetë në familjen Allaraj për tu dorëzuar banesën e re.

Ndërsa në Farkë zhvillojë ceremonia me mediat dhe lule, në rrugën “Vasil Shanto” në Tiranë, pjesëtarët e një familjeje luftonin me fadromat për të mos mbetur pa shtëpi.

Pamjet më poshtë tregojnë reagimin e banorit që nuk pranon shembjen e shtëpisë pa marrë lekët e dëmshpërblimit. Dhjetëra forca policie kanë ndërhyrë më forcë dhe lejuan fadromat të shkatërrojnë pronën private që prekej nga projekti i qeverisë.

Në Farkë qeveria me të drejtë sistemoi një familje, shtëpia e të cilës u dëmtua nga tërmeti. Por në “Vasil Shanto” një tjetër familje ka mbetur në mes të 4 rrugëve. Banorët e Farkës u dëmtuan nga një fatkeqësi natyrore, por familja në “Vasil Shanto” u shkatërrua nga qeveria.

Pamje të aksionit të policisë në zonën e “Vasil Shantos”