Sherr për dominotë, të moshuarit përfundojnë në spital

233
Sigal

Një sherr banal i nisur për një lojë dominoje ka përfunduar me plagosjen e dy të moshuarve.

Raportohet se gjatë mesditës së sotme janë përfshirë në një sherr dy të moshuar, të cilët ishin duke luajtur domino anë një rruge, në Vlorë.

Grindja ka nisur gjatë lojës dhe të moshuarit kanë filluar të qëllojnë me mjete të forta ndaj njeri-tjetrit. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë duke pyetur për shkakun e sherrit. Dëshmitarët u kanë shpjeguar se ishte loja e dominosë.

Të moshuarit janë nisur në spital, ku po marrin mjekim.