1 “Shqipëria 2030 Hap Dritaren e së Ardhmes në TIF 2025”.
2.“Tirana Shkëlqen me Vizionin e së Ardhmes në Edicionin e 31-të TIF”.
3.“Windows into the Future: Panairi që Transformon Shqipërinë”.
4.“TIF 2025 – Katër Ditë për të Prekur të Ardhmen e Shqipërisë”.

Klik Ekspo Group mban Edicionin 31-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës (TIF), nga 5–8 Nëntor 2025 në Pallatin e Kongreseve. Këtë vit, Panairi vjen me moton “Windows into the Future”, duke shënuar nisjen e një faze të re zhvillimi, që lidhet ngushtë me vizionin “Shqipëria 2030” dhe proceset transformuese që po përjeton vendi në fushat e infrastrukturës, energjisë, inovacionit, arsimit dhe ekonomisë digjitale.
Panairi bën bashkë, 250 kompani vendase dhe ndërkombëtare, të cilat konkurrojnë denjësisht me emrat dhe logot e tyre në ekspozenë gjigante për 4 ditë me radhë.
Ky edicion është konceptuar si një platformë kombëtare dhe ndërkombëtare e bashkëpunimit, që bashkon aktorë nga qeveria, biznesi, akademia dhe shoqëria civile për të prezantuar dhe diskutuar mbi drejtimet e reja të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe rajonit.
Në qendër të TIF 2025 qëndron ideja e “dritareve drejt së ardhmes” – hapësira ku vizitorët, partnerët dhe institucionet mund të shohin, përjetojnë dhe kuptojnë projektet që po ndërtojnë Shqipërinë e dekadës së ardhshme.

Eksperienca Imersive – Shqipëria 2030
Në një prej hapësirave më interesante të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës – katin -1 të Pallatit të Kongreseve – do të ndodhë diçka ndryshe.
Publiku nuk do të shohë një ekspozitë klasike, por do të udhëtojë në kohë, drejt vitit 2030.
Dritat, ngjyrat dhe tingujt do të udhëheqin vizitorët përmes një rrugetimi multisensorial, ku çdo hap sjell një tjetër pamje të së ardhmes së Shqipërisë.
Nëpërmjet projeksioneve 3D do të shfaqen projektet që po ndërtojnë një vend të ri – qytetet moderne, hapësirat gjelbëruese, infrastrukturat që po transformojnë jetën tonë të përditshme.
Është një experience, që nuk e sheh, por e jeton. Dhe për disa minuta, secili vizitor bëhet pjesë e vizionit të vendit për dekadën që po vjen.
Pavijoni “Windows into the Future”
“Windows into the Future” është pavijoni qendror dhe konceptual që përmbledh thelbin e këtij edicioni — shikimin drejt së ardhmes së Shqipërisë përmes zhvillimit dhe vizionit strategjik “Shqipëria 2030”. Pavijoni i përbërë nga 4 institucione dhe kompani, të cilat po formësojnë të ardhmen, përfaqëson një instalim vizual dhe narrativ, i ndërtuar mbi idenë e dritares si simbol i hapjes dhe vizionit përpara. Çdo “dritare” përfaqëson një sektor strategjik që po formëson Shqipërinë e së nesërmes.
Panelet
Me hovin e turizmit dhe projekteve infrastrukturore, të cilat zhvillojnë ekonominë e bregdetit dhe ekonomitë lokale, në Panair do të diskutohet për tema që synojnë integrimin e projekteve eficente, të cilat i përkasin fjalës së fundit të teknologjisë dhe inovacionit.
Panairi do të bëjë bashkë sipërmarrës dhe ekspertë të fushave në 11 panele diskutimi, të cilat ngrejnë siparin me tryezën e prezantimit për potencialin turistik të vendit dhe vijojnë më tej me tema si megaprojektet e Infrastrkturës dhe Energjisë, me qasjen dhe mundësitë për të ndërtuar një të ardhme të sigurt dhe të qndrueshme.
Edhe Siguria Ushqimore, Tregjet, Infrastruktura Digjitale e Siguria Kibernetike do të jenë në fokus të diskutimit, ku ekspertë të fushave do të tregojnë përvojat më të mira të cilësisë dhe sistemeve të mbrojtjes.
I konceptuar për të përmbushur angazhimet edhe në fushën e Mbrojtjes, në Panair do të demonstrohet edhe një simulim i mbrojtjes nga zjarri, përmes sistemeve të fundit të sigurisë.
Një vend i veçantë në këtë edicion i dedikohet edhe Kulturës, ku do të mbahen dy panele të dedikuara për konceptet e reja në Kinematografi dhe transformimin e Teatrit të Operës dhe Baletit deri në vitin 2030.




















