E rëndë në Durrës, gjendet një person i pajetë në rrugë, policia: Ishte i djegur

77
Sigal

Një person dyshohet se është vetëdjegur në Durrës, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja ndodhi në rreth orës 11:40, në lagjen nr. 13. Mësohet se ai është gjetur në rrugë.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 11:40, në lagjen nr. 13, Durrës, është konstatuar dyshohet i vetëdjegur me lëndë djegëse (benzinë), një shtetas ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e këtij shtetasi dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.