“Shkoj në parlament kur e shoh të arsyeshme”/ Berisha i përgjigjet Ramës: Parazit i tmerrshëm, ky është shndërruar në shtetin Linda Belinda

90
Sigal

Një ditë pasi Rama deklaroi se “në parlament shkoj kur e shoh të arsyeshme”, ka reaguar edhe Sali Berisha. Në një konferencë me gazetarët, kreu i PD tha se Rama është një parazit i tmerrshëm që vetëm vjedh. Ish-kryeministri tha se Rama nuk merr pjesë në mbledhjet e qeverisë, por i drejton ato me SMS.

“Situata në vend po bëhet më kritike. Me një arrogancë absolute Edi Rama deklaron se unë shkoj në parlament kur të dua, pavarësisht se kushtetuta ka përcaktime të qarta për detyrimin e deputetit ndaj parlamentit dhe detyrimin e kryeministrit ndaj parlamentit.

Po të kemi parasysh se ky njeri shkon në mbledhje qeverie vetëm kur vendos për vjedhje të mëdha, nga 48 mbledhje ka shkuar në 19 mbledhje dhe aty ligjin e bën Belinda, ai me SMS drejton qeverinë, me SMS në parlament drejton lindën, sot ky shtet është shndërruar në shtetin Linda Belinda.

Kryeministri është i detyruar të kryesojë mbledhjet e qeverisë përveç rasteve shumë të veçanta. Një kryeministër që nuk i përgjigjet detyrës së tij është një parazit i tmerrshëm, një hajdut që vjedh nga mëngjesi deri në darkë. Një kryeministër nuk mund të mungojë kurrë dhe nëse kjo kalon 6 muaj ai duhet të largohet. Këtu qeveriset me SMS që ai i dërgon Lindës dhe Belindës”, tha Berisha.