Merr flakë në ecje furgoni pranë Memaliajt, shkrumbohet plotësisht, bllokohet lëvizja (Video)

196
Sigal

Një furgon “Sprint” i ngarkuar me goma është djegur plotësisht mëngjesin e sotëm. Ngjarja ndodhi rreth orës 8:00 në rrugën nacionale Levan – Tepelenë, në afërsi të fshatit Iliras, Memaliaj.

Furgoni është djegur në ecje dhe plotësisht, pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse. Djegia e furgonit ka vështirësuar qarkullimin për disa minuta në këtë segment rrugor.